LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kujton dëshmorët e familjes Lleshi: Kontributi i tyre përgjatë gjithë shekullit të kaluar është i jashtëzakonshëm

Haradinaj kujton dëshmorët e familjes Lleshi: Kontributi i tyre përgjatë gjithë shekullit të kaluar është i jashtëzakonshëm

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e familjes emblematike Markalleshi në 25-vjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se çdo herë Markalleshët ishin në ballë të përpjekjeve për liri.

“Të brumosur në frymën e atdhedashurisë ndër breza, familja emblematike Markalleshi nga Vraniqi i Gjakovës, në luftën e UÇK-së i dha Kosovës katër dëshmorë; Mark, Kolë, Prend dhe Memë Lleshi. Çdo herë në ballë të përpjekjeve për liri, Markalleshët nuk u zmbrapsen përpara armiqve. Kontributi i tyre dhënë përpjekjeve të vazhdueshme shqiptare për liri dhe pavarësi, përgjatë gjithë shekullit të kaluar është i jashtëzakonshëm”, ka thënë Haradinaj.


Haradinaj ka shtuar se Beteja e Markalleshëve dëshmon shtrirjen e luftës për çlirim.

Më 7 gusht të vitit 1998, armiku hasi në rezistencë të paparë. Luftuan të gjithë, i madh e i vogël, gra, burra e pleq. Heroikisht ranë Mark dhe Kolë Lleshi, rrugën e të cilëve e ndjekën bijtë e kësaj familjeje të madhe, Prendi e Mema. Beteja e Markalleshëve dëshmon shtrirjen e luftës për çlirim, mobilizimin pa dallim moshe e gjinie, vendosmërinë e popullit shqiptar që të jetojnë të lirë në trojet e tyre. Lavdi heroizmit dhe sakrificës së luftëtarëve dëshmorë, Mark, Kolë, Prend dhe Memë Lleshi”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Lajme
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
​Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

​Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Lajme
A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

Lajme
Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Lajme
Kalo në kategori