Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë me dije se qeveria e Kosovës ka kohë 30 ditë që të sjellë në kuvend projektligjin për FSK-në.
“Qeveria mund të sjellë edhe më shpejt projektligjin dhe varet edhe prej koalicionit si do të veprojnë”, ka thënë Haradinaj sot për INFO 3 Live, në RTK.
“Nuk shoh që ka qytetarë të Kosovës, që janë kundër FSK-së. Lista serbe është kundër dhe për këtë institucionet e vendit janë detyruar që të bëjnë projektligj për transformimin e FSK-së. Nuk shoh deputetë që do të jetë kundër ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se edhe si komision edhe si deputet vlerëson se Kosova ka nevojë për ushtri. “Kur të don koalicioni le të sjellin në kuvend këtë projekt ligj”, ka thënë ai. Sipas tij Qeveria e Kosovës, nuk ka dilemë për themelimin e ushtrisë së Kosovës.
“Ka plot shtete që nuk e quajnë ushtri, psh. Kina nuk e quan ushtri”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se Pakoja e Ahtisarit ka qenë kompromis nga të gjithë “Pakoja e Ahtisarit ka paraparë themelimin e FSK-së, për një periudhë trevjeçare”, ka thënë ai.
Sipas tij, pasi që Lista Serbe nuk po jep sinjal që të kontribuoj në votimin për ndryshimet kushtetuese që do të themelonin ushtrinë e Kosovës.
Haradinaj ka vlerësuar se SHBA-të, duhet që të bëjnë presion tek Lista Serbe. “Duhet që të ketë presion edhe mbi Beogradin pasi që Lista Serbe po është në direktiva të tij. Ne nuk mund të presim në pafundësi”, ka thënë Haradinaj. Ai ka thënë se Kosova e gatshme të kontribuojë në misione paqësore.
Ai ka thënë se qëllimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këmbimoret në hall prej grabitësve, bëhen cak i tyre tre herë brenda tre muajsh
Arrestimi i spiunëve, Limaj: UDB-ja në Kosovë është e zgjeruar në nivele të larta
Gjykimi për krime lufte i Dragisha Milenkoviqit, dëshmitari Ramadani: Kokën e kam të çarë nga maltretimet
Bashkëshortja e Milan Radoiçiqit po intervistohet në polici
Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju
Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin
Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme
“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve
Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
AMP
Publikohet audio e bisedës në mes të oficerit të BIA-s dhe të dyshuarit për spiuanazh, Bedri Shabani
Gjashtë ditë të tmerrshme në burgun e Stanfordit - historia e eksperimentit që njerëzit paqësorë i shndërroi në ‘përbindësha’
Ky është restoranti më i mirë në botë për vitin 2024
Spiunët e arrestuar dhe BIA serbe patën bisedime një ditë pas sulmit në Banjskë
Gjendet turistja franceze që ishte zhdukur në malet shqiptare prej ditësh