LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj komenton dëshminë e publikuar nga Flora Brovina

Haradinaj komenton dëshminë e publikuar nga Flora Brovina

Kryeministri, Ramush Haradinaj duke komentuar fotografinë e publikuar gjatë ditës sotme ku shihet një grua duke u dhunuar nga paramilitarët serb është shprehur se institucionet e Kosovës gjithmonë do të qëndrojnë pranë viktimave të dhunës seksuale.

Shefi i ekzekutivit tha se për gjithë ata që i mohojnë krimet e luftës dhe që janë të përfshirë në to nuk kanë vend në institucione.


Këto komente Haradinaj i bëri gjatë vizitës që ka bërë në Policinë e Kosovës. Me këtë rast, ai u shpreh se janë të përkushtuar për të përkrahur Policinë në fuqizimin ligjor për të qenë në nivel.

“Kosova është vend specifik institucionet e rendit janë në proces, është një kohë e tranzicionit. Ne kemi interes që të përkrahë policinë, kemi ardh që me pa si të vazhdohet më tutje që institucionet e sigurisë me qenë në nivel”, tha Haradinaj.

Kurse për dialogun me Serbinë, Haradinaj tha se nuk duhet të vendoset kushte nga ana e tyre.

Ndërkaq, Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj u shpreh se janë të kënaqur me përkrahjen e Qeverisë dhe se do të shtojnë gjitha masat që të jenë në nivelin e duhur. Pjesë e këtij takimi ishin dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe ai i Financave, Bedri Hamza. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori