LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: KFOR-i nuk është palë në veri, Kurti s’mund t’i vendos afate e as kushte

Haradinaj: KFOR-i nuk është palë në veri, Kurti s’mund t’i vendos afate e as kushte

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, duke folur për barrikadat e vendosura në veri, ka thënë se KFOR-i nuk është palë dhe nuk mund të konsiderohet si i tillë.

Në një konferencë për media, ai i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që të heqë dorë nga siç ka thënë, retorika e tij kundërshtuese dhe kushtëzuese ndaj KFOR-it.

Sipas tij, veprimet dhe deklarimet e pamatura të kryeministrit dhe të vartësve të tij, po e rëndojnë situatën në pjesën veriore të vendit, raporton Telegrafi.


“Kurti e njerëzit e tij nuk janë duke vepruar drejt. Veprimet dhe deklarimet e pamatura të tyre janë duke e rënduar situatën. KFOR-i nuk është palë dhe nuk mund të konsiderohet si i tillë. Ndaj, nuk mund t’i vendosen afate kohore e as kushte. Misioni i tyre është i qartë dhe i pastër si loti. Palë në Kosovë nuk janë as Uashingtoni e as Brukseli. Ata janë aleatë të paqes e të sigurisë në Kosovë”.

“Kryeministri duhet të heqë dorë nga retorika kundërshtuese e kushtëzuese ndaj tyre. E ardhmja e Kosovës është e lidhur përjetësisht me aleatët ndërkombëtarë posaçërisht me Amerikën. I bëj thirrje kryeministrit që të mos përdorë praktikë vepruese ndaj KFOR-it sikur ajo të jetë palë”, është shprehur para gazetarëve Haradinaj të martën.

Ai tutje ka thënë se situata në veri të Kosovës po bëhet gjithnjë e më serioze.

“Platforma luftënxitëse e Vuçiqit dhe njerëzve të tij të instaluar në veri po i kalon vijat e kuqe. Ai duhet urgjentisht të urdhërojë heqjen e barrikadave e t’i kthehet tryezës së dialogut. Ai nuk mund ta sfidojë Kosovën e përcaktuar për paqe”.

I pari i AAK-së ka pasur një kërkesë edhe për serbët e Kosovës.

“Mos të bien pre e kalkulimeve politike të askujt e as të Vuçiqit. E ardhmja e tyre është në Kosovë, në paqe e harmoni me të gjithë të tjerët. Andaj, largohuni nga barrikadat. Barrikadat sot janë vetëm interes i Putinit, por jo edhe i serbëve dhe shqiptarëve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori