LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kërkon që t’i zvogëlohet rroga

Haradinaj kërkon që t’i zvogëlohet rroga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë një takimi me minatorët në Mitrovicë, ka thënë se ka kërkuar nga ligjvënësit që t’i zvogëlojnë rrogën atij.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se më parë, nuk ka pasur ligj për pagat në Kosovë.


Ai tha se më në fund po bëhet ligji.

Sipas tij, nëse më 31 janar, kur edhe pritet të votohet ligji në fjalë, mbetet ndonjë sektor i pakënaqur, menjëherë do të bëhet amandamentimi i tij.

“Kam këkru prej këtyre që e bëjnë ligjin, me e ulë vetëm një pagë, të kryeministrit, vetëm atë kam thënë ule. Mos me prek asnjë pagë që paguhet prej publikut, kryeministrit po, i takon me e ulë. Kam kërku krejt sektorëve me iu rritë, 80 milionë e shtojmë koston e ligjit në vit, qetash. E kam pa që me ligj, me mandat qeverisës, hala pa shku në fund të mandatit  pak para zgjedhjeve që jemi kah veprojmë kështu. Të nderuam qytetarë të Mitrovicës, nuk e nisa me qëllim me atë që iu dhemb më së shumti, e që na dhemb të gjithëve si vend, unë në Reçak e kam thënë…, kam thënë që s’ka ma kush jep naj copë tokë të Kosovës kurrkujt”, tha Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori