LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kërkon përkrahjen e Japonisë për anëtarësim në UNESCO dhe Interpol

Haradinaj kërkon përkrahjen e Japonisë për anëtarësim në UNESCO dhe Interpol

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Japonisë në Vjenë, Kiyoshi Koinuma.

Haradinaj shprehu mirënjohjen e tij dhe të Qeverisë së Kosovës, për marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale që ka Kosova me Japoninë. Kosova, bashkë me 10-vjetorin e pavarësisë së saj, shënon edhe 10-vjetorin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme me Japoninë, e cila e njohu Kosovën vetëm 1 ditë pas shpalljes së pavarësisë.

Kryeministri Haradinaj e falënderoi ambasadorin Koinuma për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë shteti i Japonisë për Kosovën, sidomos në sektorin e shëndetësisë.


Haradinaj vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe ka theksuar nevojën e vazhdimit të thellimit të tyre, duke kërkuar që Japonia të vazhdojë të përkrahë Kosovën edhe në agjendën e saj multilaterale, specifikisht për anëtarësim në UNESCO dhe Interpol.

Ambasadori Koinuma e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe theksoi se Japonia do të vazhdoj të jetë mbështetëse e madhe e Kosovës, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë politik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori