LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kërkon drejtësi për masakrën e Izbicës: Është e turpshme që kriminelët të mos dënohen

Haradinaj kërkon drejtësi për masakrën e Izbicës: Është e turpshme që kriminelët të mos dënohen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pëkujtuar të rënët në Masakrën e Izbicës, në 21-vjetorin e tyre.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo masakër tregoi fytyrën e vërtetë të Serbisë.

“Masakra në Izbicë tregoi fytyrën e vërtetë të Serbisë. Ajo nuk kurseu as gra, fëmijë e pleq, e as Dafinën gjashtë muajshe, eshtrat e së cilës u mbajtën për 18 vite në Serbi. Sot në kujtim të martirizimit të 147 shqiptarëve të pafajshëm, 21 vite më parë, edhe njëherë bëjmë thirrje për drejtësi. Është e turpshme që kriminelët që shkaktuan kaq shumë dhembje të mos dënohen”, shkruan Haradinaj.

Ai bëri thirrje për drejtësi, duke shtuar se është e turpshme që kriminelët që shkaktuan kaq shumë dhimbje të mos dënohen.

“Kosova ka dhënë mjaft gjatë okupimit serb. Spastrim etnik në gjysmën e territorit të saj, qindra mijëra të vrarë, e për shkatërrime as që numërohen. Lavdi të rënëve për liri”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/