Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të Samitit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor, zhvilloi një takim me presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti, ku u bisedua për bashkëpunimin e mëtejmë ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it, si dhe për projektet konkrete që do të përkrahen nga ky institucion financiar ndërkombëtar.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Haradinaj e njoftoi presidentin Chakrabarti për të arriturat e Qeverisë, duke theksuar përkushtimin për zhvillim ekonomik, përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe investimeve të huaja në Kosovë.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj vlerësoi kontributin e BERZH-it për Kosovën, në këto 5 vjetët që kur Kosova u bë pjesë e këtij institucioni, duke theksuar se është e nevojshme përkrahja për përmirësimin dhe ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore, që do ta ndërlidhnin Kosovën me rajonin, përfundimin e Autostradës Prishtinë-Shkup, përkrahja për ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza, por edhe interesimin që Kosova të ketë qasje në gaz-sjellësin Trans Adriatik, njofton Telegrafi.
Haradinaj kërkoi nga drejtuesit e BERZH-it që të përkrahin më shumë sektorin privat dhe projektet inovative të vendit.
Presidenti i BERZH-it, Suma Chakrabarti, vlerësoi përkushtimin dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik. Me këtë rast, presidenti Chakrabarti, tha se BERZH-i e konsideron Kosovën partner afatgjatë, duke ofruar mbështetjen e institucionit që drejton në funksion të zhvillimit të projekteve konkrete në Kosovë.
Në takim me Presidentin e BERZH-it, kryeministri Haradinaj u shoqërua nga zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze