Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, këmbëngul se zgjedhjet në veri që pritet të mbahen më 23 prill duhet të shtyhen.
Sipas tij, ky skenar është në dobi të Kosovës, në të kundërtën mbajtja e tyre, siç thotë Haradinaj, është humbje për vendin. Ai thotë se me mbajtjen eventuale rrezikohet edhe më tej policët që operojnë në veri.
Ish-kryeministri i Kosovës, mes tjerash thotë për KosovaPress se, duhet të tregohet mençuri dhe që proceset që i bëjnë dëm Kosovës të ndalen me kohë.
“Duhet bërë kujdes, opsioni i ndaljes së këtij procesi është i mençur, është në dobi të Kosovës dhe e shpëton edhe fytyrën tonë si shtet. Ndërsa, insistimi për t’i mbajtur zgjedhjet realisht na thellon humbjet, por edhe na merr fytyrën sepse vërtetohet në ditën e zgjedhjeve që nuk jemi në situatën e duhur… Ne duhet të kemi guxim edhe politik, por edhe intelektual, që proceset që i sjellin humbje vendit të ndalen me kohë, mos të mbesim peng prej situatës që po ndodh atje”, thekoi Haradinaj.
Haradinaj thotë se fakti se zgjedhjet mbahen qendra jo të rregullta e të zakonshme votimi, e vështirëson pjesëmarrjen e qytetarëve për të votuar, derisa shton se në këtë formë rrezikohet edhe siguria e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
“Po, duhet me marrë vendim me ndërpre procesin tani çfarë është, për shkak se nuk mundemi me mbajt zgjedhje e vendvotimi me qenë në stacion të policisë. Sikurse dihet, stacion i policisë në veri janë njësitë speciale dhe s’ka shumë logjikë kutitë me qenë aty ku rrinë policia.
Po ashtu është vështirë të kualifikohen zgjedhjet si të lira, demokratike, nëse ato mbahen në Stacionin e Policisë, ku janë vetëm njësitë elite të policisë. Fakti se mbahen në stacionin e policisë e vështirëson pastaj edhe pjesëmarrjen, sado e vogël që është, mundet me qenë edhe më e vogël dhe kësisoj dita e zgjedhjeve nuk është ndonjë sukses për ne si Kosovë, por do të jetë një humbje”, thotë Haradinaj.
I pari i AAK-së konsideron se vendimi për t’i mbajtur zgjedhjet pa koordinim me aleatët ndërkombëtarë, është i gabuar për vendin.
“Besoj se gabim është se kemi hyrë në këtë rrugë pakrye, pa aleatët, ishte edhe hera parë dhe njëjtë edhe tash. Megjithatë kjo është veç dëm për Kosovën një gjendje e tillë. Policia e Kosovës është në një situatë mjaftë të tensionuar në veri, ata edhe ndërrimet i kanë të gjata, dhe janë të rrezikuar.
Ka plot raste kur në Policinë e Kosovës shtihet me armë zjarre, gjatë natës ata i ekspozohen rreziqeve të shumta dhe është gabim të vazhdohet një situate humbëse për Kosovën… Duhet të kthehet një diskutim serioz me aleatët tonë, pra me Amerikën, aleatet tjerë të QUINT-it dhe të gjendet formula që të gjithë të bien dakord për mbajtjen e zgjedhjeve, përfshirë edhe të gjitha partitë politike në veri”, thotë mes tjerash Haradinaj.
Sipas tij, agjenda e Serbisë për të qenë kundër Kosovës do të vazhdojë çdoherë, porse sipas tij, e rëndësishme është që për veriun te ketë koordinim me ndërkombëtarët.
“Agjenda e Serbisë, e aleatëve të Serbisë, e atyre që vërtetë janë kundër Kosovës do të vazhdon çdoherë, por sa herë që ne kemi marrëveshje me aleatet tonë të sigurisë, rezultati do të jetë në favor tonin. Pra, pa marrë parasysh çfarë bëjnë pala tjetër, ne e dimë formulën e suksesit dhe formula e suksesit për në veri, sepse është çështje e sigurisë po ashtu, është veprimi me koherence, marrëveshje me aleatët tonë të sigurisë të prirë nga Amerika”, tha për fund Haradinaj.
Zgjedhjet në katër komunat veriore u shpallën pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar.
Fillimisht ishin parashikuar që të mbahen më 18 dhjetor të vitit të kaluar, por u shtynë me vendim të presidentes Vjosa Osmani për 23 prill edhe për shkak të situatës së tensionuar dhe barrikadave që i ngritën nga grupe të dyshuara kriminale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

23 shkurti, datë e rëndësishme për Rotary International dhe Rotary në Kosovë

Krzhalovski: Debatet për stemën dhe himnin, mund të jenë pjesë e një procesi më të gjërë përfshirë dhe ndryshimet kushtetuese

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë