LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i jep përkrahje Kurtit: Pranimi i planit franko-gjerman, e arritur e madhe

Haradinaj i jep përkrahje Kurtit: Pranimi i planit franko-gjerman, e arritur e madhe

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përshëndetur arritjen e dakordimit në Bruksel për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Përmes një shënimi në Facebook, Haradinaj thotë se kjo është një e arritur e madhe.


“Pajtimi për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është një e arritur e madhe”.

Ai ka përmendur të mirat që i vijnë Kosovës pas kësaj marrëveshjeje.

LDK pas zhvillimeve në Bruksel: Gjithçka përveç njohjes - ishte qëllimi i Serbisë
Lexo po ashtu LDK pas zhvillimeve në Bruksel: Gjithçka përveç njohjes - ishte qëllimi i Serbisë

“Marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës, e cila i rikthehet normalitetit politik e të sigurisë, perspektivës integruese euro-atlantike e njohjeve te reja”.

I pari i AAK-së shpreson se do të gjenden zgjidhjet më të mira edhe për temat e mbetura të hapura në dialog.

“Po aq e rëndësishme mbetet edhe faza vijuese e bisedimeve për çështjet tjera të hapura, për të cilat dua të besoj se do te gjenden zgjidhjet më të mira, me çka do të përmbyllej edhe kapitulli i njohjes ‘de jure’ midis Kosovës dhe Serbisë!”, ka deklaruar tutje Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori