LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Hungaria zë i fuqishëm për një Kosovë evropiane

Haradinaj: Hungaria zë i fuqishëm për një Kosovë evropiane

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e Republikës e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.

Fillimisht kryeministri Haradinaj e falënderoi ambasadorin Markusz për urimin që ka marrë nga kryeministri i Hungarisë, me theks të veçantë se pikërisht ky ishte urimi i parë i një kryeministri nga vendet e BE-së, pas zgjedhjes në krye të Qeverisë së Kosovës.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj tha se Hungaria ka qenë zë i fuqishëm për një Kosovë evropiane dhe u zotua për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimin e përvojave në fusha tjera ndërmjet dy shteteve.


Po ashtu, kryeministri e njoftoi ambasadorin Markusz për ditët e para të punës në Qeveri, për prioritetet dhe orientimet qeverisëse.

Ambasadori i Hungarisë, Laszlo Markusz, përgëzoi kryeministrin për energjinë e re të sjellë në praktikën qeverisëse, duke ofruar mbështetjen e Hungarisë, sidomos në perspektivën europiane të Kosovë dhe forcimin e subjektivitet ndërkombëtar përmes njohjeve të reja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Lajme
Vritet një person në Skenderaj

Vritet një person në Skenderaj

Kronika e Zezë
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Lajme
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Lajme
Kalo në kategori