LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i habitur me heshtjen e Mogherinit për letrën e Brnabiqit drejtuar shteteve për tërheqjen e njohjes së Kosovës

Haradinaj i habitur me heshtjen e Mogherinit për letrën e Brnabiqit drejtuar shteteve për tërheqjen e njohjes së Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ndjehet i habitur me heshtjen e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, komisionerit Johannes Hahn si dhe ndaj komisioneres evropiane për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malstrom lidhur me letrën e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq dërguar shteteve të ndryshme për ta tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Haradinaj këtë deklaratë e bëri pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës në një konferencë për media.

Ai ka thënë se letra e Brnabiqit drejtuar shteteve është e papranueshme për Kosovën.


Haradinaj e quan të turpshme kërkesën e Brnabiqit drejtuar Ramës për tërheqjen e njohjes
Lexo po ashtu Haradinaj e quan të turpshme kërkesën e Brnabiqit drejtuar Ramës për tërheqjen e njohjes

Kryeministri Haradinaj gjithashtu i ka bërë apel BE-së që të mos hesht karshi veprimeve të Serbisë ndaj Kosovës.

“E kemi shpjeguar arsyen e vendimit të taksës. Askush nuk është ankuar. Politikisht po kërkojnë nga ne heqjen e taksës. Letra e Brnabiqit është e papranueshme për ne. Jo vetëm që kemi të drejtë në taksë, por po na imponohen dhe veprimet tjera. Jam shumë i habitur për heshtjen e Mogherinit, Hahnit, Malstromit për këtë letër. Apeloj tek BE që mos të heshtin”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, javë më parë iu ka dërguar letër shteteve të ndryshme që ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori