LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj flet për sulmin ndaj ministrit Rikallo: Policia se ka njohur, kanë mendu mos është “specialls” (Video)

Haradinaj flet për sulmin ndaj ministrit Rikallo: Policia se ka njohur, kanë mendu mos është “specialls” (Video)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtiq në mbledhjen e Qeverisë, duke folur rreth ngjarjeve që ndodhën të hënën kur edhe u arrestua drejtroi i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka pyetur kryeministrin Haradinaj dhe kabinetin qeveritar lidhur me këtë.

Mes tjerash Jevtiq ka pyetur edhe për atë që i ndodhi ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.


“A keni pyetur se çfarë dhe pse i ka ndodhur Rikallos ajo?”, ka qenë pyetja e Jevtiq drejtuar kryeministrit dhe kabinetit qeveritar.

Kryeministri u përgjigj se i vie keq për atë që i ka ndodhur ministrit Rikallo.

“I shprehi keqardhje ministrit Rikallo për atë  që i ka ndodhur, ato pamje nuk kanë qenë fare të këndshme për mu. E di që kjo nuk është ndonjë ngushëllim por unë kam thënë vetë me veti policia kur e ka pa se ai është pak më i nalt me trup kanë mendua mos është ndonjë specialles, garant nuk e kanë njohur”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/