LAJMI I FUNDIT:

​Haradinaj: Finlanda është dëshmuar si një partner i fortë i Kosovës

​Haradinaj: Finlanda është dëshmuar si një partner i fortë i Kosovës

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në organizimin e Ambasadës së Finlandës me rastin e festës së pavarësisë së saj.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se Finlanda është dëshmuar si një partnere e fortë e Kosovës.


“Finlanda është dëshmuar si një partner i fortë i yni në procesin e shtet-ndërtimit dhe forcimit të subjektivitetit të Kosovës. Për këtë jemi përherë mirënjohës, me urimin më të mirë që marrëdhëniet tona të shkëlqejnë edhe në të ardhmen”, ka thënë Haradinaj.

Dita e Pavarësisë së Finlandës është një festë publike kombëtare dhe një ditë e valëvitjes së flamurit, e mbajtur më 6 dhjetor, për të festuar shpalljen e pavarësisë së plotë së vendit nga Perandoria Ruse kur bolshevikët morën pushtetin në fund të vitit 1917.