Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, ka qenë shumë kritik në raport me shtetet e Bashkimit Evropian, duke ua lënë një pjesë të fajit për ndarjen e Mitrovicës.
Haradinaj ka kërkuar nga BE-ja që të mos përdorë standarde të dyfishta në raport me Kosovën.
“Është turp i madh për tërë Evropën që lejon qytetin të jetë i ndarë. Këtu faj kanë të gjithë. Evropianët bëjnë punë të madhe të bashkohen mes vete, e këtu te ne kanë menduar që me na nda më mirë”, ka thënë Haradinaj, në një takim me qytetarët e Mitrovicës.
“Ne jemi në këtë vend para të gjithëve, jemi shtatë milionë që jetojnë në Ballkan, ndërsa në Evropë jemi mbi 10 milionë. Kemi qenë këtu edhe kur nuk kanë qenë të tjerët, dhe do të jemi këtu përgjithmonë. Ne nuk shantazhojmë, por ne s’e ulim kokën. Jemi në vendin tonë, në atdheun tonë”.
“Lusim Evropën që të mos përdorin standarde të dyfishta. Mitrovica trajtohet me standard të dyfishtë. Edhe serbët e veriut janë në vendin e vet, edhe ne jemi që ata të ndjehen të sigurt në Kosovë. Mos na leni pa liberalizim vizave, mos qitni kushte çfarë s’i keni qitë askujt”, ka thënë Haradinaj. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City