LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Me Edi Ramën nuk pajtohem vetëm për ndarjen e Kosovës

Haradinaj: Me Edi Ramën nuk pajtohem vetëm për ndarjen e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për “Abc News”, ka rrëfyer mospajtimet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që kanë të bëjnë vetëm me një temë, e ajo është ndarja e Kosovës dhe ndryshimi i kufijve.

“Mospajtim me kryeministrin e Shqipërisë kam vetëm me një temë, ajo është ndarja e Kosovës, nuk është personale, mbroj interesin e vendit tim”, tha Haradinaj.


“Kjo nuk më pengon të bashkëpunoj me kryeministrin Rama, kam bërë përpjekje për të komunikuar me Ramën, por nuk kam pasur asnjë komunikim”.

Sa i përket ndryshimit të kufijve apo marrëveshjes së saj ai thotë se nuk kam parë një marrëveshje, por kam parë qëndrime që e bëjnë një marrëveshje.

“Jam kundër të shkëmbimit të territoreve, Pavarësia e Kosovës është në territorin e tanishëm të kufijve dhe nuk të pranoj ndryshim të kufijve.  Ne jemi opozitë nuk i bëjmë opozitë vendit tonë, nuk do të bëjmë politikë vetëm për të kundërshtuar. Kemi mjaft integritet politik”, tha Haradinaj.

Sa i përket thirrjes në Gjykatën e Hagës, Haradinaj tha se i ka kryer detyrat e tij.

“Nëse ka tendenca i sfidoj sërish, janë hetime krejtësisht politike. Kam qeverisur si kryeministër i një vendi sovran, shqiptari nuk ka luajtur nga e drejta vet”, u shpreh kryeministri në detyrë i Kosovës.

Së fundmi Haradinaj i është drejtuar me një mesazh shqiptarëve.

“Njeriu për njeriun është çdo gjë, duhet ti qëndrojmë afër secilit prej tyre që kanë humbur të afërmit. Nuk duhet të lëmë askënd pa përkujdesje, kudo që janë njerëzit të mos kursehen”, u shpreh Haradinaj. /abcnews/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori