Haradinaj: Edhe nëse rrëzohem nga PDK-ja, nuk e kam problem

14:"Ridvan Slivova

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili tashmë është në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, ka thënë ka thënë se nuk e ka problem nëse PDK-ja do të votojë mocion mosbesimi kundër AAK-së në të ardhmen.
Në një konferencë për media, i pyetur se a ka frikë se PDK-ja në të ardhmen do të votojë mocionin kundër AAK-së, Haradinaj tha se nuk e ka problem këtë.
“Nuk e ka problem për këtë. Unë edhe nëse më rrëzojnë çohem prapë. Unë ashtu jam, rrëzohem e çohem”, tha Haradinaj në konferencën ku u prezantua aderimi i gazetarit Arbër Vllahiu në AAK.
Haradinaj është i nominuar për postin e kryeministrit nga ky koalicion parazgjedhor.
Nga
Telegrafi
19/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































