LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: E pakuptueshme, ata që mburren si akademikë e kanë kthyer TVSH për librin

Haradinaj: E pakuptueshme, ata që mburren si akademikë e kanë kthyer TVSH për librin

Kandidati i PDK-AAK-Nismës për Kosovën, Ramush Haradinaj ka thënë se është e pakuptueshme se si ata që mburren se janë akademikë, nga shtatori i vitit 2015 e kanë rikthyer TVSH-në për librin.

Haradinaj thekson se libri nuk mund të trajtohet si mallrat e luksit.


Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

“Ne fshehim në vete pasuri të jashtëzakonshme në kulturë, art, letërsi e trashëgimi.

E vërteta jonë kultura jonë, trashëgimia jonë janë kulturë botërore. Kisha pas dëshirë që gjatë punës të jemi më afër me juve botues, krijues, me ju librarë dhe të takohemi në vazhdimësi edhe këtu edhe në Qeveri.

Është e pakuptueshme se si ata që sot mburren se janë akademikë, nga shtatori i vitit 2015, e kanë rikthyer TVSH për librin. Veprimi i parë i Qeverise sime në ndihmë të librit, autorëve dhe botuesve do të jetë heqja e barrës fiskale, të TVSH-së.

Dhe gjithashtu, do të inicioj menjëherë rishikimin e procedurave doganore për transportin e librit. Nuk mund ta trajtojmë librin sikurse mallrat e luksit apo mallrat e tjera tregtare”.