LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj e Maxhuni kërkojnë zbatim të ligjit në rastin e rrahjes së Agron Mustafës

Haradinaj e Maxhuni kërkojnë zbatim të ligjit në rastin e rrahjes së Agron Mustafës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ka kërkuar nga drejtori i Policisë së Kosovës që të zbatohet ligji në rastin e përfshirjes në rrahje ndaj drejtorit të PTK-së, Agron Mustafa, të drejtorit të krimeve ekonomike, Nazim Sahiti.

Drejtori i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, bashkë me një zyrtar tjetër policor janë përfshirë në përleshje fizike me drejtorin e Postës së Kosovës, Agron Mustafa, ku në publikimin e xhirimeve, shihet se Mustafa është rrahur keq nga zyrari policor, i ndihmuar nga Nazim Sahiti.


“Ditën e ngjarjes ne kemi zhvilluar një takim unë edhe drejtori, në atë takim unë i kam kërkuar drejtorit që të zbatohet ligji, atë çka thotë ligji dhe që atëherë me sa unë e di janë disa procedura që ndodhin. Këtë ia kam kërkuar edhe ministrit të Rendit”, tha ai, raporton KosovaPress.

Ndërsa, drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka thënë se Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK) do të kryejë punën e vet mbi bazën e autorizimeve ligjore sa i përket këtij rasti.

“Referuar atij incidenti, Policia e Kosovës natyrisht që mbi kompetencat që i ka, kur dyshimet janë të ngritura se zyrtarët e saj janë të involvuara në incidente, e ka për obligim që të komunikojë me institucionin relevante, kompetent siç është Inspeksioni Policorë i Kosovës. Ashtu, siç është e përcaktuar edhe me ligj që të fillojë procedurën e nevojshme të karakterit hetimor, siç është e përcaktuar. Natyrisht sikurse në secilin rast tjetër, ku ne kemi komunikuar, kemi bashkërenduar aktivitetet me IPK-në edhe në këtë rast është vepruar njëjtë. Qysh nga dita e incidentit, ne kemi pasur komunikim me IPK-në dhe unë jam i prirur të besoj se ai autoritet do të kryejë punën e vet mbi bazën e autorizimeve ligjore që është i ngarkuar çdo herë, duke besuar se veprimet edhe nga institucionet tjera do të jenë të ndërmarra mbi bazën e fakteve dhe argumenteve që ata i gjejnë për individ të cilët supozohet se kanë qenë në incident”, tha ai.

Ai tha se dëshiron ta ritheksojë se autoriteti përkatës IPK-ja në koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, është duke e trajtuar këtë rast dhe ne presim epilogun nga këto dy institucione./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori