Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në konferencën e organizuar nga OSBE-ja, “Forumi për respektimin e të drejtave gjuhësore në Kosovë”, ku ndër të tjera tha se gjuha ndihmon në shërimin e së kaluarës dhe zvogëlimin e keqkuptimeve të mundshme.
Haradinaj tha se Kushtetuta jonë është e avancuar edhe në aspektin e të drejtave gjuhësore, por duhet ende punë në aspektin e zbatimit.
“Ambasadori Braathu me të drejt theksoi se gjuha ndihmon aspektin ndëretnik, ndërkulturor, por po ashtu ndihmon edhe ekonominë. Ne si Qeveri e Kosovës jemi krenarë të theksojmë dhe të vëmë në pah se diversiteti i gjuhëve është vlerë jona, gjithashtu është vlerë kulturore dhe jemi të lumtur të kultivojmë atë. Gjuhën e shohim edhe si një urë. Në rastin tonë, është një urë, një gjuhë për komunikim me njëri- tjetrin dhe është po ashtu e rëndësishme të shërojmë të kaluarën”, tha kryeministri Haradinaj.
Ai duke folur për të kaluarën e rajonit tha se gjuha ndihmon në shërimin e së kaluarës, zvogëlimin e keqkuptimeve të mundshme dhe është një mundësi për të tashmen dhe të ardhmen e duhur.
Gjithashtu, Haradinaj tha se duhet të jemi në nivel të detyrës që në komunat tjera ku komunitetet tjera jetojnë sikurse turqit, boshnjakët, romët, t’ju ofrojmë, mundësinë që të drejtat e tyre të mund të zbatohen në gjuhën amtare, sepse kjo është e përcaktuar edhe me ligj.
“Qeveria e Kosovës është e vetëdijshme se kemi shumë punë përpara vetes, jo vetëm në legjislacion, por edhe në punët e përditshme, në materialet zyrtare, edhe në mbledhjet tona të qeverisë është sfidë të jemi të përgatitur në të dy gjuhët. Por siguria vjen prej Komisionerit të gjuhëve, zotit Mladenovic, i cili ka shfaqur përkushtim për të përmirësuar situatën, dhe përpos që do ta përkrahim, jemi të gatshëm të marrim përgjegjësitë”, theksoi kryeministri Haradinaj.
Komisioneri i gjuhëve, Slavisha Mladenovic, tha se ka mangësi në zbatimin e Ligjit për gjuhët dhe kjo është më evidente në përdorimin e drejtshkrimit dhe gramatikën e gjuhëve zyrtare në Kosovë.
Ambasadori Jan Braathu, kryesues i Misionit të OSBE- së në Kosovë, tha se multikulturalizmi dhe shumëgjuhësia kanë qenë pjesë e realitetit të Kosovës për shekuj me radhë.
“Që nga kohërat e hershme, nuk ka qenë e pazakontë për fqinjët të bisedojnë në gjuhë të ndryshme. Historikisht, komunitetet në qytete të vjetra si Vushtrria, Prizreni, Gjilani apo Prishtina, kanë jetuar pranë njëri-tjetrit dhe kanë mësuar gjuhën e njëri-tjetrit. Kjo shumëgjuhësi i ka rrënjët në këtë kulturë. Është pasuri me një vlerë që e pasuron shoqërinë”, citohet të ketë thënë Braathu.
Referuar njoftimit të kryeministrisë, Braathu ka thënë se gjuha është një nga mënyrat me të cilat ne hapim një dritare në kulturën dhe mendësinë e njëri-tjetrit, si dhe është vlerë e vërtetë evropiane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Mbledhja-e-Qeverise-Albin-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-8-780x439.jpg)
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës
![KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht