Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në vazhdën e aktiviteteve të sotme, zhvilloi edhe një vizitë tjetër pune në fshatin Grnçar të rajonit të Podgorit, nga ku në shenjë respekti për të, Shoqata Kulturore Artistike, “Podgorski Biseri” organizoi një program artistik kulturor me vallet tradicionale të kësaj zone.
Me këtë rast para të pranishmëve të shumtë, Kryeministri Haradinaj, kuptoi se përveç papunësisë, nga banorët u njoftua edhe për shqetësimin e tyre rreth mungesës së ujit të pijshëm, duke e konfirmuar atë se Qeveria do ta mbështesë kërkesën e tyre për investim në ujësjellës për t’ua sjellë atyre ujin e pijshëm.
Kryeministri Haradinaj i falënderoi banorët për mikpritje dhe i përgëzoi për ruajtjen e vlerave kulturore tradicionale.
“Ju përgëzoj për ruajtjen e vlerave tuaja tradicionale si dhe pavarësisht sfidave që jeni përballur si komunitet keni vazhduar të qëndroni në vendet e tuaja të lindjes. Qeveria ime do t’i ketë parasysh kërkesat tuaja, sidomos mungesën e ujit të pijshëm me të cilën ju ballafaqoheni, por do ta keni përkrahjen time përmes investitimit për zgjidhje të këtij problemi”, shtoi Haradinaj.
Ndërkaq, edhe ministri Rasim Demiri, tha se ndihet krenar që është pjesë e qeverisjes Haradinaj, duke vlerësuar se komuniteti boshnjak në asnjë Qeveri më herët nuk ka qenë më shumë i përfaqësuar në institucionet qendrore.
Kryetari i fshatit Edis Alilji, i cili tregoi për sfidat e fshatit, veçanërisht në ujësjellës, u shpreh i kënaqur me vizitën e kryeministrit Haradinaj, duke thënë se në këtë fshat dhe në përgjithësi në rajonin e Podgorit janë ruajtur vlerat kulturore dhe tradicionale duke kërkuar mbështetje për investime në ujësjellës për banorët e këtyre fshatrave, pasi sipas tij edhe përkundër vështirësive ata kanë vendosur të qëndrojnë në vendin e tyre të lindjes.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, deputetët e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe Bahrim Shabani, zëvendësministra dhe qytetarë të shumtë.
Ndër tjerash, Kryeministri Haradinaj, para të pranishmëve, foli edhe për proceset në të cilat po kalon Kosova, me theks të veçantë dialogun me Serbinë, duke theksuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dyja shteteve përveç që do t’i shërbente paqes, do t’i kontribuonte edhe stabilitetit rajonal.
Ai, tha se institucionet e Kosovës, janë duke punuar për rrugën e integrimit sa më të shpejtë në BE, NATO dhe institucione të tjera ndërkombëtare dhe krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës përmes procesit të liberalizmit të vizave.
Në fjalën e tij në këtë vizitë, Kryeministri Haradinaj, i siguroi të gjitha komunitetet në Kosovë se institucionet kosovare janë duke punuar në vazhdimësi për përmirësimin e mirëqenies së tyre.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre