Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë mesazhe të ashpra kundër ndryshimit të kufijve, gjatë një takimi me familjet e dëshmorëve në komunën e Deçanit. Ai i ka cilësuar si armiq të Kosovës, të gjithë ata që flasin për ndryshimin e kufijve të vendit.
Haradinaj ka thënë se hapja e temës së kufijve i shkon për shtati presidentit rus, Vladimir Putin.
“Cilido prej nesh, qytetar, mësues, polic, ushtar, deputet apo president, me Kushtetutë janë të obliguar me mbrojt Kosovën e 17 shkuritt. Kushdo tjetër që e cenon 17 Shkurtin, a ke djalë dëshmori, a luftëtar i dalluar, është armik i kombit tonë. Nëse dikush i vendit tonë e cenon, e hap temën e kufijve tonë, është armik i Kosovës, i kombit të vet”, ka thënë Haradinaj, transmeton Telegrafi.
Shefi i qeverisë kosovare, tutje tha se ata që flasin për kufijtë, hyjnë në agjendat ruse.
Haradinaj insistoi se i ka rrugët e ndara me ata që dëshirojnë t’i ndërrojnë kufijtë e Kosovës së 17 Shkurtit.
“Edhe nëse është i jashtëm, e është mik, kush është ai mik që ka të drejtë të flas për tokën e vendit tim. Nuk është mik ai që e hap kufirin. Tema e hapjes së kufijve i përshtatet vetëm Vladimir Putinit. Kushdo i joni që bjen në këtë agjendë, është i rusit. Me ata që e prekin këtë Kosovë sa e kemi mbërri, i kam rrugët e ndara me ta, nuk e bëj asnjë hap me ta”, tha tutje Haradinaj.
Duke folur për taksën ndaj produkteve të Serbisë, i pari i ekzekutivit deklaroi se ky vendim do të ndikojë që Serbia të ngutet për arritjen e marrëveshjes finale.
Sipas tij, pasi Serbia ka miliona euro humbje pas vendosjes së taksës.
“A e dini që taksa ka me i gut me ardh te marrëveshja. Deri tash koha i ka konvenuar Serbisë, na ka dobësuar neve gradualisht. Por ka ndryshuar tash Kosova. Sot e ka Ushtrinë, Ligjin e Trepçës dhe Kosova ka vendos taksë. Atyre tash iu ngutet me hy në dialog, nuk është si deri tash që vetëm Kosova humb”, tha kryeministri i vendit.
Haradinaj foli edhe për deklaratat nga Amerika që po bëjnë thirrje për tërheqjen e këtij vendimi.
Ai tha se SHBA-ja ka të drejtë t’i “bërtas” Kosovës, por që, sipas tij “na e ka plasur barkun kojshia”, duke aluduar në shtetin serb.
“Amerika ka me na bërtit, dhe e bën me të drejtë. Por, këta knej, na kanë plas barkun kojshia. As nuk ka kërku falje, dhe vendos kushte për dialogun. Taksa është me rëndësi për neve si Kosovë, si shqiptarë. Taksa nuk hiqet deri në njohje”, përfundoi Haradinaj.
Ndryshe, liderët shtetëror sot zhvilluan një takim ku u spekulua se është folur edhe për taksën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MMJPH: Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor kthehet në Ministrinë amë

“Nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”, Veliaj publikon videon të Tiranës ndër vite

BDI: Izet Mexhitit i janë marrë kompetencat në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit