Ish-kryeministri i Kosovës, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti, se mbrëmë ka votuar me nguti votoi buxhetin, i cili shkurton dhe anulon projekte që prekin gati gjysmën e popullit të Kosovës.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Qeveria e Mashtrimit, mbrëmë me një kontrabandim të orkestruar votoi buxhetin e mjerimit”.


“Për më shumë këtë herë la pa paga të rritura heronjtë e Kosovës, mjekët, stafin mjekësor, policët e zjarrfikësit. Turpi do t’i mbulojë dhe qytetari do t’i ndëshkojë”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:“Qeveria e Mashtrimit, mbrëmë me një kontrabandim të orkestruar votoi buxhetin e mjerimit. Me nguti dhe jotransparencë votoi buxhetin i cili shkurton dhe anulon projekte që prekin gati gjysmën e popullit të Kosovës. Për më shumë këtë herë la pa paga të rritura heronjtë e Kosovës, mjekët, stafin mjekësor, policët e zjarrëfikësit. Turpi do t’i mbulojë dhe qytetari do t’i ndëshkojë. Më poshtë janë vetëm disa nga projektet që u hoqën nga buxheti dhe disa për të cilët u shkurtua buxheti deri në mos realizim: - Rruga Brigada 123 - Sheshi në Suharekë; - Shtëpia e Kulturës - Suharekë; - Qarkorja rruga Bujar Roka, dalja për Prizren dhe tranziti i ri - Gjakovë; - Rruga Gjakovë - Dollc - Gjakovë; - Stadiumi - Gjakovë; - Dalja për Pejë - Gjakovë; - Dalja për Prizren, nuk ka mjete; - Edhe rrugët rajonale Kralan - Jabllanicë ose Cërmjan - Meqë - Gjakovë; - Dy projekte të reja që kanë qenë të planifikuara me kornizën buxhetore, njëri ka qenë trotuar dhe ndriçim nga termocentrali Kosoves B dhe tjetra rruga Avni Rrustemi Obiliq - Milloshevë - Obiliq; - Lagjia Hade e Re projekt i cili ka qenë në koordinin me Ministrinë për shkak të zhvedosjes së Hades dhe Shipitullës - Obiliq; - Rruga Hoxhë Ali Qekezi - Obiliq; - Ruga Lumbardh - Vranoc - Deçan; - Rruga e Pleqës - Deçan; - Ruga Irzniq - Gllogjan - Deçan; - Varrezat e Qytetit - Deçan; - Projekti Belleja - Deçan; - Asfaltimi i rrugëve ne fshatrat: Malësi e Vogël, Ratkoc, Dejnë, Vrajakë, Bratotin, Dobidol, Çifllak dhe Kramavik - Rahovec; - Ndërtimi i rrugëve në fshatrat: Krushë e Madhe, Celinë, Fortesë, Xërxë, Nagac, Hoqë e Vogël, Brestoc, Opterushë, Zaqisht dhe Reti - Rahovec; - Ndërtimi i rrugës Nashpall –Sapniq - Rahovec; - Ndërtimi i rrugës Opterushë-Samadraxhë - Rahovec; - Shtëpia Muze e Ukshin Hotit - Rahovec; - Fshati Hoçë e Madhe - Rahovec; - Ndërtimi i rrugës 4 korsi Rahovec –Xërxë - Rahovec; - Renovimi i stadiumit të futbollit - Rahovec; - Stadiumi i futbollit në Ratkoc - Rahovec; - MOS-Ndërtimi i zonës ekonomike- Parkut Industrial tashmë të licencuar në Opterushë - Rahovec; - Sheshi Qendror - Rahovec; - Kolektori i ujërave të zeza - Rahovec; - Projekti për furnizimin me ujë të pijes - Klinë; - Asfaltimi i rrugës Klinë - Shtupel - Klinë; - Asfaltimi i rrugës Zllakuqan-Ranoc - Leskoc - Klinë; - Renovimi i shkollave Gllarevë, Grabanicë, Shtupel dhe Volljakë – Klinë”, ka shkruar Haradinaj.

Me 63 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Ligjin për buxhetin e vitit 2020.

Në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit, që nisi më 14 mars dhe përfundoi në orët e para të 15 marsit, Ligji për buxhetin u miratua pa praninë e partive opozitare. /Telegrafi/