Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani është deklaruar në rrjetet sociale pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Ai shkruan se në jetë mund të humbës betejën zgjedhore, por se Zoti ia ka dhënë dashurinë e popullit.


"Në jetë mund të humbësh betejën zgjedhore, por të fitosh zemrën e shqiptarëve nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria. Ju luta Zotit të më japë dashurinë e popullit – dhe Ai ma plotësoi dëshirën. Faleminderit nga zemra diasporës që më përkrahu pa kursim, që sakrifikoi kohën, mundin dhe të ardhurat për këtë kauzë. Ju jeni forca jonë më e madhe!", ka shkruar Ramadani.