LAJMI I FUNDIT:

Hapja e Jugohrom, reagon Lëvizja ”Nëna dhe Fëmija”

Hapja e Jugohrom, reagon Lëvizja ”Nëna dhe Fëmija”

Lëvizja ”Nëna dhe Fëmija” reagon ndaj paralajmërimeve se do të hapet fabrika ”Jugohrom” duke theksuar se me hapjen e kësaj duzine do të kthehet përsëri ndotja e ajrit në Tetovë dhe rrethinë, njofton Telegrafi.

Reklama

Nga lëvizja ”Nëna dhe Fëmija” në mes tjerash thonë ”Pas informacioneve për rihapjen e kombinatit Jugohrom sipas paralajmërimit edhe nga vetë udhëheqësia e këtij kombinati, Lëvizja “Nëna dhe Fëmija” ka shpehur indinjatë të thellë rreth këtij vendimi duke e pasur parasyshë që kjo fabrikë do të rihapet pa instalimin e filtrave ekologjik të shumëpritur, me çka do të parandalohej emetimi i pluhurit në sasi deri në 30 ton në ditë, në nënqiellin Tetovar.

Me matjet e bëra nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor gjatë muajve janar dhe shkurt, përfundimisht u pa që Tetova ka ajër më të pastër për rreth 40%. Kjo përbën një provokim të rëndë që i bëhet qytetit të Tetovës, ku abonimi për ditë me ajër më të pastër po skadon me 1 mars. U bëjmë thirrje autoriteteve shtetërore që mos lejojnë rihapjen e këtij helmuesi pa mos i plotësuar standardet ekologjike, në të kundërtën ato do të bartin përgjegjësitë ligjore për pasojat e shkaktuara. Ne nënat duam që fëmijet tanë të rriten në ambient të pastër, në ambiente me gjelbërime, në shkolla e spitale me kushte normale, në rrugë pa pluhur e me transport publik. Organet shtetërore në vend që të angazhohen për një mirëqenie të qytetarëve, ata na shpifin probleme të paqena, keqpërdorin simbolet etnike e fetare për ta defokusuar opinionin nga problemet e përditshme dhe paaftësinë e tyre për ti zgjidhur ato. Në këtë kontekst shtrojmë pyetje edhe komunës së Tetovës, a do të thotë që do i mbyllni shkollat përsëri tani kur ndotja do të arrijë nivelet alarmante, në pamundësi për të detyruar ndotësin kryesor të instalojë filtrate ekologik, duke e ditur që puna e kombinatit Jugohrom pa filtrat e duhur do e ndikojë dukshëm cilësinë e ajrit që ne thithim.
Çdo masë që po ndërmerret përsëri dëmton qytetarët në një mënyrë apo tjetër mirëpo kurrë nuk u ndërmorrë asgjë në adresë të fajtorëve që po e shkaktojnë ndotjen në Tetovë andaj iritimi jonë si nëna dhe si qytetare të komunës së Tetovës nuk na lejon të qëndrojmë indiferent dhe symbullur ndaj padrejtësisë më të madhe që na bëhet, me cenim të së drejtës për ajër të pastër.

Qëndrimet tona si dhe reagimi ynë është i mbështetur fuqishëm nga qytetarët e komunës tone, të dhëna të bazuara në anketimin që po realizohet nga Lëvizja Nëna dhe fëmija me opinionin publik, rezultatet e së cilës do të publikohen në tërësi, pasi anketimi të shpallet i mbyllur.” thuhet në reagimin e lëvizjes ”Nëna dhe Fëmija”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Siguri
Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin –  asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin – asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Lajme
Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Lajme
Daçiq i del në mbrojtje terroristit, thotë se video ku shihet Radoiçiq nuk është e ditës kur ndodhi sulmi terrorist

Daçiq i del në mbrojtje terroristit, thotë se video ku shihet Radoiçiq nuk është e ditës kur ndodhi sulmi terrorist

Lajme
Ish-ushtaraku i FSK-së analizon veprimet taktike të grupit terrorist në veri, ka dyshime se drejtues nuk ishte vetëm Radoiçiq

Ish-ushtaraku i FSK-së analizon veprimet taktike të grupit terrorist në veri, ka dyshime se drejtues nuk ishte vetëm Radoiçiq

Siguri
Rrëfimi i pelegrinëve në Manastirin e Banjskës: U plaçkitëm nga sulmuesit e armatosur - e çuditshme që KFOR-i i injoroi

Rrëfimi i pelegrinëve në Manastirin e Banjskës: U plaçkitëm nga sulmuesit e armatosur - e çuditshme që KFOR-i i injoroi

Lajme
Kalo në kategori