LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 1° fog

Hapet Shkolla Verore në Drenas

Hapet Shkolla Verore në Drenas

Drejtoria Komunale për Arsim e komunës së Drenasit, së bashku me Qendrën për Avancimin e Performancës së Arsimit (QAPA) në shkollën fillore të mesme të ulët “Migjeni” në fshatin Baicë, kanë hapur zyrtarisht Shkollën Verore “Dielli”.

Kjo shkollë verore që për herë të parë u bë në komunën e Drenasit është hapur zyrtarisht të hënën më 01.07.2024,  shkruan Telegrafi.

Muhamet Gjoka, Drejtori i Arsimit në komunën e Drenasit

Drejtori i Arsimit në komunën e Drenasit, Muhamet Gjoka, për Telegrafin tregon se sa kohë i ka marrë organizimi kësaj shkolle dhe deri kur do të qëndrojë e hapur.


“Organizimi i krijimit të shkollës verore na ka marrë kohë rreth dy muaj. Kjo shkollë thërret të gjithë fëmijët të gëzojnë aventurat e reja të verës, të mësojnë dhe të rriten nën diellin e ndritshëm dhe frymën frymëzuese të hapjes së shkollës së tyre verore. Ndërsa, shkolla do të qëndrojë e hapur deri më 12 korrik” u shpreh Gjoka.

Sipas drejtorit të Arsimit, nxënësit në këtë shkollë do të kenë mundësi të ndjekin mësime të fushave të ndryshme, të cilat do të iu ndihmojnë në zhvillimin e tyre.

“Në këtë shkollë do të kenë mundësi t’i ndjekin mësimet fëmijët nga klasa e shtatë dhe tetë. Aktivitetet do të jenë nga fusha të ndryshme si matematike, TIK, art, gjuhë angleze dhe edukatë fizike.  Për çdo dite do të kemi mysafir të ftuar nga fusha të ndryshme, për tu lehtësuar mësimet”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Kalo në kategori