LAJMI I FUNDIT:

Hapet Panairi i Punës në Prishtinë, mbi 200 biznese me mundësi të shumta për të rinjtë

Hapet Panairi i Punës në Prishtinë, mbi 200 biznese me mundësi të shumta për të rinjtë

Është hapur Panairi Kombëtar i Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022, i organizuar në bashkëpunim mes Qeverisë së Kosovës, Agjencisë së Punësimit të Kosovës, Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) ,dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Panairi Kombëtar i Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë , është duke u zhvilluar në mënyrë fizike në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, mirëpo për të gjithë ata që dëshirojnë dhe nuk mund ta vizitojnë panairin, ai tanimë gjendet edhe në formën online, në platformën virtuale.

Panairi Kombëtar i Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022

E në kudër të këtij panairi një ditor po marrin pjesë rreth 200 biznese, në mesin e tyre edhe Telegrafi përmes platformës “Telegrafi Jobs”. Bizneset nga e tërë Kosova,  po i prezantojnë produktet e tyre në panair.


Interesim nga njerëzit për panairin nuk mungonte. Brezar Xërxa, nga Telegrafi Jobs, tha se prej kur është hapur panairi nga ora 09:00 e mëngjesit kishte shumë interesim të njerëzve sidomos të studentëve.

“Ndoshta për shkak të asaj që zgjatë vetëm një ditë panairi. Mmirëpo kishte shumë interesim nga njerëzit, sidomos nga studentët. Përndryshe Telegrafi Jobs është duke marrë pjesë në panaire të tilla sa herë që po organizohen që të jetë më afër kërkesave të njerëzve. Telegrafi Jobs është njëra nga platformat më të kërkuara për shërbimet e punës, ku përmes saj ju mund të shpallni pozita të lira pune, bëni reklamimin e shpalljeve në të gjitha platformat sociale, shkarkimin e shpejtë të CV-ve të aplikantëve dhe shumë shërbime të tjera. Me një fjalë ua lehtëson shumë procesin e rekrutimit duke qenë Shoku Yt i Biznesit ”, tha Xërxa.

Ky panair ndahet në tri pavijone: Pavijoni i Punësimit, Pavijoni i Karrierës dhe Pavijoni i Ndërmarrësisë./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias  - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Kalo në kategori