Hapet konkursi për shkollimin specialistik, do të pranohen 359 specializantë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është hapur konkursi i ri për Shkollim Specialistik, sipas kritereve të parapara me Udhëzimin e ri për Shkollim Specialistik UA 01/2023.
“Numri i specializimeve, siç jeni të njoftuar, mbështetet në tri kriteret bazë: Kuadrin deficitar, Kapacitetet Mentoriale dhe Kapacitetet infrastrukturore”, thuhet në njoftim.
Konkursi për shkollimin specialistik është në përputhje me standardet bashkëkohore si dhe në harmoni me nevojat e institucioneve shëndetësore të vendit.
Përmes këtij konkursi, ndahen 359 specializime për lëmi klinike, Mjekësi familjare dhe për nevoja të institucioneve shëndetësore private.
Më tej në njoftim bëhet e ditur se specializantët që do të pranohen në kuadër të Institucioneve Publike Shëndetësore, do të financohen nga Institucionet përkatëse, sipas kërkesave të tyre drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë për nevoja të stafit profesional.
Informacionet shtesë lidhur me konkursin e hapur dhe përmbajtjen e UA të vitit 2023 mund t’i gjeni në web portalin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend