LAJMI I FUNDIT:

Hapet kampi pesë ditor ndërfetar për të rinj

Hapet kampi pesë ditor ndërfetar për të rinj

Rreth dyzet të rinj të komuniteteve të ndryshme fetare do të marrin pjesë në një kamp pesë ditor të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, dhe që nis sot.

Kampi që i kushtohet promovimit të diversitetit kulturor, fetar dhe dialogut ndërfetar do të mbledhë studentë dhe përfaqësues të organizatave rinore nga mbarë Kosova.

Përmes programit që përfshin ligjërata dhe aktivitete të ndryshme ekipore, pjesëmarrësit do të mësojnë për besimet e ndryshme dhe do të diskutojnë rolin që të rinjtë mund të luajnë në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit.


Përveç kësaj, ata do të hartojnë edhe një plan pune me projekte dhe nisma të përbashkëta që do të organizohen të ardhmen, transmeton KosovaPress.

Kampi do të hapet nga Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu; Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti; Peshkopi Teodosije nga Kisha Ortodokse Serbe; Pastor Driton Krasniqi, Kryetar i Kishës Protestante; Votim Demiri, Kryetar i Bashkësisë së Hebrenjve të Kosovës; Islam Hasani, këshilltar special i Myftit të Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe Don Kastriot Idrizi nga Kisha Katolike e Kosovës.