Sot është hapur zyrtarisht Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”.Ky festival u hap me një konferencë e cila filloi në orën 10:30 në kinemanë “Jusuf Gërvalla”, teksa vazhdoi me fjalimet përshëndetëse dhe shfaqjen e videove promovuese të Pejës. 

445513403 122116414232288504 3537722768948701376 n 1


Festivali ka edhe dy panele diskutimi: “Turizmi i Aventurës dhe ndikimi i tij në zhvillimin ekonomik” si dhe “Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit karshi degradimit mjedisor”. Në panelin e parë “Turizmi i Aventurës dhe ndikimi i tij në zhvillimin ekonomik” folës janë: Nastret Hajrizi, Drejtor i Drejtoratit për Zhvillim Ekonomik, Lumturie Geci, nga Departamenti i Turizmit, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Ekrem Hyseni, Këshilltar në GIZ, Lulzim Krasniqi nga Swisscontact.

5a2439f9 8d3c 4996 ba88 93369710032d 1Në panelin e dytë“Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit karshi degradimit mjedisor” folës janë: Lulzim Shala, Inspektor në KRM

441953347 122116495136288504 4619176897204879789 nPas konferencës, në orën shtatë në Galerinë e Arteve, të gjitha shoqatat e Pejës që merren me aktivitete outdoor do të kenë një ekspozitë promovuese tek Galeria e Arteve.

Ndërkaq në orën 20:00 deri në 23:00 keni mundësinë të ndjekni live Muzikë DJ dhe performance live të grupit City Center.Peja i thërret aventurierët me një premtim të autenticitetit dhe emocionimit të pashembullt. Për datat 24, 25 dhe 26 maj, Kosova pret këtë festival për herë të parë. Ky festival është porta juaj për në peizazhet mahnitëse dhe trashëgiminë e pasur kulturore të Pejës, duke ndërthurur aktivitetet emocionuese në natyrë me sharmin e traditave lokale.

445014067 122116415432288504 8811781110209353163 n 1

Nisni një mori aventurash që ju presin: ecje në natyrë, çiklizëm, ngjitje në shkëmbinj, paragliding, speleologji dhe shumë të tjera, duke përfshirë edhe udhëtimet në shtigjet kulturore të Pejës, të gjitha këto dhe shumë më tepër ofrohen FALAS. Mos humbisni udhëtimet gjithëpërfshirëse përgjatë shtigjeve kulturore historike të Pejës, të gjitha të krijuara për të ofruar një përvojë të paharrueshme.

445004104 122116415582288504 4028703445740136558 n

Pjesëmarrës në festival janë disa nga emrat e njohur publik si: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi si dhe Mrika Nikqi.Bëhuni edhe ju pjesë e kësaj mundësie të jashtëzakonshme.“Peja Outdoor Tourism Festival” po ju pret!