Nga sot të gjithë bujqit dhe bizneset e Pejës do të mund të marrin më shumë shërbime nga Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK) pas që ky institucion mikrofinanciar ka hapur edhe degën e dytë në këtë komunë.
Kjo është dega e 22-të që Agjencia e Financimit të Kosovë ka hapur në Kosovë.
Edmond Beqiri, anëtar i Bordit të Agjencisë së Financimit në Kosovë (AFK), tha se ndihen krenar që fillimet e tyre i kanë në qytetin e Pejës ku ka nisur me një portofolio prej 2 milionë euro, ndërsa tani kanë arritur ta zgjerojnë portofolion e tyre në rreth 30 milionë euro.
“Ne mburremi me atë se është institucion i cili është formuar në Pejë dhe i cili është i Pejës dhe në anën tjetër tash veç i ka bërë 22 degë në gjithë Kosovën. Kemi filluar nga një portofolio shumë e vogël me donacionin rreth 2 milionë euro, tash jemi ardhur deri tek portofolio rreth 30 milionë euro”, u shpreh ai.
Beqiri po ashtu u shpreh se misioni i këtij institucioni mikrofinanciar është human për të iu dal në ndihmë të gjithë atyre që nuk marrin përkrahje financiare nga bankat.
“Misioni jonë është mision social i cili si institucion është i formuar që të ndihmoj ata të cilët nuk i ndihmon banka ose ndonjë institucion tjetër…I dalim në ndihmë një njeriu ose një ndërmarrësi që ka një plan të biznesit, një vizion për me punua diçka dhe natyrisht këto vetë quhen mikrofinanciare sepse kanë të bëjnë me huadhënie me shuma të limituara….Agjencioni për Financim në Kosovë është institucion që është bërë lider në treg, ne kemi ndihmuar shumë biznese të vogla, kemi ndihmuar shumë bujqësinë, kemi ndihmuar shumë gratë e veja, kemi ndihmuar shumë gratë ndërmarrëse”, u shpreh Beqiri.
Klientët e Agjencionit për Financim në Kosovë mund të marrin këto shërbime: kredi familjare, kredi për biznes, eko kredi, kredi për regjistrim të veturave,etj.
Në hapje të kësaj pike ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri.
Ndryshe, AFK operon në tregun financiar që nga vitit 1999 dhe degën e parë të saj e ka hapur në qytetin e Pejës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Arrijnë votat e para nga diaspora
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?