Ato e prezantojnë veten gjithnjë si ishuj stabiliteti dhe sigurie – e megjithatë ende nuk po pranohen në hapësirën Shengen. Bullgaria dhe Rumania mbeten fëmijët e pashtruar të Evropës.
Ministrja e Jashtme dhe zëvendëskryeministrja bullgare, Ekaterina Zaharieva, e ka sjellë çështjen ‘Shengen’ sërish në qendër të vëmendjes së opinionit gjerman dhe europian. Në një intervistë me të përditshmen ‘Die Welt’ ajo ka kërkuar jo vetëm heqjen e kontrolleve kufitare brenda BE-së, por që deri në fund të vitit dy fqinjët në buzë të Danubit, Bullgaria dhe Rumania, t’i bashkohen zonës Shengen.
Ky sugjerim i kryediplomates bullgare merr një rëndësi të veçantë, sepse vendi i saj ka kryesinë e BE-së në gjysmën e parë të 2018-së. Por nisma nuk është e re. Politikanët nga Bullgaria dhe Rumania e kërkojnë prej kohësh me ngulm pranimin e tyre në zonën Shengen, çfarë qe premtuar se do të bëhej në vitin 2011. Por kërkesa e tyre refuzohet për shkak të mangësive në sektorët e shtetit ligjor dhe të luftimit të korrupsionit.
Edhe pse këto vende, sipas Komisionit të BE-së, i plotësojnë të gjitha kriteret teknike, disa anëtare të BE-së, sidomos Gjermania dhe Franca, vazhdojnë të kenë rezerva. Dhe me të drejtë, thonë kritikët e zgjerimit të nxituar të zonës Shengen.
Njëri nga skeptikët më të spikatur është ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann. Në planin afatgjatë do të ishte e dëshirueshme që dy vendet të hynin në Shengen, tha politikani kristiansocial në janar në një intervistë për një gazetë. Por zona Shengen nuk mund të zgjerohet në kosto të sigurisë së popullsisë gjermane, theksoi ai. E rreziku ekziston, duke pasur parasysh “korrupsionin gëlues dhe problemet e mëdha me krimin e organizuar” në Bullgari dhe Rumani. Herrmann tha edhe se do të ishte e vështirë t’u shpjegohej qytetarëve gjermanë se përse ka kontrolle në kufirin austriako-gjerman, e në kufijtë me Bullgarinë dhe Rumaninë ato hiqen, pa pasur garantim të verifikueshëm të sigurisë në kufijtë e jashtëm të BE-së.
Vetëm para zgjedhjeve të përgjithshme, në vjeshtën e 2017-së, kancelarja Angela Merkel kërkoi që të gjitha vendet e BE-së të bashkohen në zonën e Shengenit. Sugjerimin e presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, për të futur në Shengen me hapa të shpejtë Bullgarinë dhe Rumaninë Merkel e quajti “një qasje të arsyeshme”. Por në të njëjtën kohë ajo foli edhe për zgjatjen pa afat të kontrolleve në kufirin gjerman. Merkel e arsyetoi këtë me mangësitë ende të evidentuese në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së. “Deri sa të funksionojë mbrojtja e kufijve të jashtëm ashtu siç e përfytyrojmë ne, është më se e drejtë që të ketë edhe më tej kontrolle në segmente të rëndësishme të kufijve të brendshëm”, tha Merkel në një intervistë për gazetë.
Ndërkohë presidenti i komisionit, Juncker, po tregohet pak më i rezervuar me kërkesën e tij, të paktën për sa i përket Rumanisë. Edhe pse ai e pranon se vendi ka bërë përparime thelbësore në fushën e shtetit ligjor, para ca kohësh në Bruksel ai tha se Komisioni nuk mund t’i pranojë kurrsesi zhvillimet më të fundit. Aludimet janë më se të qarta. Në Bukuresht aktualisht qeveria e udhëhequr nga socialdemokratët po përpiqet ta zbusë pavarësinë e gjyqësorit dhe të dobësojë luftën kundër korrupsionit. Nëse e ashtuquajtura reformë e gjyqësorit nuk do të rishikohet, edhe pranimi i vendit në Shengen do të diskutohet nga një këndvështrim tjetër, tha Juncker.
Sot, zona e Shengenit përfshin 26 vende, 22 prej të cilëve janë anëtarë të BE-së – të gjitha, përveç Britanisë së Madhe, Irlandës, Bullgarisë, Rumanisë, Kroacisë dhe Qipros – si edhe Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra. Edhe pse kontrollet e brendshme kufitare këtu janë hequr, që nga fillimi i krizës së refugjatëve në shumë vende të zonës Shengen ka pasur kontrolle.
Duke pasur parasysh rritjen e rrezikut të sulmeve terroriste në Europë, Komisioni i BE-së synon të lejojë afate më të gjata për kontrollet e përkohshme kufitare brenda zonës Shengen. Rregullorja aktuale parashikon që, nëse nevojitet, kontrollet të zgjaten çdo gjashtë muaj.
Komisioni është i mendimit se për shkak të gjendjes së tensionuar, ky afat mund të zgjatet deri në tre vjet. Ndër vendet e zonës Shengen që bëjnë kontrolle në kufi janë Gjermania, Franca dhe Austria. Por argumenti që sjellin këto vende për këto kontrolle nuk është rreziku i sulmeve terroriste, por mangësitë në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite