LAJMI I FUNDIT:

Hap pas hapi: Stilisti i flokëve të Ariana Grande-s ju tregon si të bëni bishtin tipik të këngëtares

Hap pas hapi: Stilisti i flokëve të Ariana Grande-s ju tregon si të bëni bishtin tipik të këngëtares

Ariana Grande është e njohur për këngët e saj, stilin e veçantë, videoklipet ndryshe dhe bishtat e saj të flokëve

Kohët e fundit, modelet e flokëve të saj janë mbushur me një energji të viteve ’60 dhe njerëzit po i adhurojnë.


Nëse dikush di se si të rregullojë një bisht fiks si i i këngëtares, ai është Josh Liu. Ai ka shoqëruar Arianën në disa koncerte dhe ka punuar me flokët e saj në disa videoklipe si Positions, Thank You, Next, 34+35 etj.

British Vogue tregon se si i realizon Josh Liu flokët e Ariana Grande-s, hap pas hapi:

Hapi 1:

Nëse keni flokë super të drejtë, kaloni direkt në hapin e dytë. Nëse jo:

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të siguroheni që t’i keni flokët plotësisht të drejta, pa valëzime apo onde.”

Hapi 2:

Vendosni flokët në një bisht të lirshëm në drejtimin e përgjithshëm që dëshironi të qëndrojë bishti. Më pas, mund të aplikoni një produkt për zbutjen e flokëve, që bishti të duket sa më i lëmuar.

Hapi 3:

Lëshoni flokët dhe krihini ato lehtësisht. Sigurohuni që pjesa e flokut rreth kokës të jetë e njëtrajtshme, pa gunga.

Hapi 4:

Pjesa më e rëndësishme: kapja e flokëve. Ju duhet një llastik i fortë dhe elastik, por që edhe mos t’ju dëmtojë shumë flokët, duke këputur fijet.

Liu rekomandon kapjen e lidhësit të flokëve dy herë rreth dorës dhe më pas kalimit të tij në bisht, duke e tërhequr sa më shumë.

Më pas, do të merrni disa fije nga bishti juaj dhe do t’i sillni ato përreth lidhësit të flokëve, për ta mbuluar atë.

Hapi 5:

Tani është koha të punoni me vëllimin.

“Unë rekomandoj të shtoni shampo të thatë, pasi jep zakonisht një efekt volumi në flokë. Më pas aplikoni llak.”
Për një ide më të qartë, më poshtë keni disa video-tutoriale nga vlogere të ndryshme: