LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 6° fog

Handikos në Gjakovë organizon sesion informues mbi procedurat standarde kundër dhunës në familje

Handikos në Gjakovë organizon sesion informues mbi procedurat standarde kundër dhunës në familje

Në kuadër të fushatës globale “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës në Baza Gjinore”, e cila ka nisur me datë 25 nëntor 2024, dhe përfundon sot, në hapësirat e Qendrës Kryesore të Mjeksisë 1 në Gjakovë, është mbajtur një sesion informues mbi procedurat standarde kundër dhunës në familje.

Ky sesion në të cilin morën pjesë shumë mjek, dhe staf tjetër shëndetësor u organizua nga nga Handikos në Gjakovë në kuadër të Mekanizmit Komunal kundër dhunës, në bashkëpunim me QKMF-në dhe ZKKK-në Gjakovë, me mbështetje financiare nga Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim – ZKKK Gjakovë.

Në këtë sesion informues, i cili kishte rëndësi të veçantë pasi diskutohet për një temë e cila është mjaft e ndjeshme për shoqërinë tonë, u diskutua gjithashtu edhe rëndësia dhe roli që ka adresimi i dhunës në familje në institucionet përkatëse, në mënyrë që të ndërmerren edhe hapa për parandalimin e dhunës.


Ndër të tjera, ky sesion informues shërbeu si platformë për shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për të ndihmuar viktimat dhe për të parandaluar rastet e dhunës. /Telegrafi/