Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha sot se PDK ka vendosur ta bojkotojë mbledhjen e Kryesisë Kuvendit, si reagim siç thanë ndaj veprimeve të kundërligjshme të kryeparlamentares Vjosa Osmani me rastin e heqjes së fotografisë zyrtare të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Hamza në një konferencë për media në Kuvend tha se koalicioni Vetëvendosje-LDK-Lista Srpska e ka filluar keq punën dhe sjelljen institucionale.
“Unë e kuptoj se njerëzit kanë nevojë të inspirohen, por për gjëra të tilla janë ambientet dhe hapësirat private. Në institucionet zyrtare janë të rregulluara me ligj. Fotografia e presidentit Rugova është në hapësirat e Kuvendit dhe gjatë udhëheqjes së Kuvendit nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është trajtuar me kujdes. Në situatën në të cilën ndodhemi tani, proceset të cilat janë përpara, vlerësojmë se duhet të ketë kohezion të brendshëm. Ne besojmë që opozita e ka vendin në Kuvend. Është mirë për vendin por është mirë edhe për pushtetin. Ndërsa veprimet e zonjës Osmani, opozitës ia pamundësojnë këtë dhe e largojnë nga institucioni. Pra, si rezultat i këtij veprimi të kundërligjshëm, ne si partia më e madhe opozitare, nuk do të marrim pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit”, tha Hamza.
Ai kërkoi që fotografia zyrtare e presidentit të vendit, Hashim Thaçi të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi.
“Kërkojmë që fotografia zyrtare e Presidentit të vendit z. Hashim Thaçi, të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi, të kthehet në vendin e vet dhe zonja Osmani të ndalojë veprimet që nuk janë në përputhje me ligjin dhe të cilat e pamundësojnë opozitën të jetë në Institucione dhe të kontribuojë në rolin e saj që e ka të drejtë dhe obligim”, tha Hamza.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza foli për mënyrën e thirrjes së seancës për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.
“Zonja Osmani e ka nisur komplet mbrapsht punën e saj që nga mënyra e zgjedhjes së saj dhe kjo nuk është në rregull. Në ditën që u votua Qeveria pasi deputetët u shpërndanë nëpër shtëpitë e tyre, anëtarët e Kryesisë dhe shefat e Grupeve Parlamentare u ftuan përmes një lajmërimi në Viber të stafit të Administratës në ora 18:26 për të marrë pjesë në mbledhje të Kryesisë në ora 18:30. Pra për 4 minuta dhe pa specifikuar as qëllimin e mbledhjes e as pikat e rendit të mbledhjes dhe në kundërshtim edhe me Rregulloren, por edhe me logjikën e thirrjes së mbledhjes. Sipas kësaj logjike, anëtaret e Kryesisë duhet të qëndrojnë afër sallës së mbledhjeve se përndryshe nuk mund të arrijnë kurrë në mbledhje”, tha Hamza.
Sipas tij, nga veprimet që bëri VV-LDK me thirrjen e seancës natën dhe për 4 minuta kohë, shihet qartë se atë natë, koalicioni Vetëvendosje-LDK nuk e kishin qëllim të ftojnë të gjithë deputetët, sepse e kishin arritur paraprakisht pazarin me Listën Srpska.
“Ka qenë e ditur dhe ua kemi thënë në seancë të Kuvendit se ka marrëveshje mes partnerëve të koalicionit VV-LDK dhe Listës Srpska, por ata gjatë ditës e kishin mohuar. Por, natën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit u konfirmua ajo që ne e thamë ditën dhe zonja Osmani u zgjedh kryetare e Kuvendit me pazare të qarta me Listën Serbe sepse ndryshe nuk do të mund të votohej atë natë”, tha Hamza. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Liria e shtypit në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia renditet e 36-ta
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur – dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe