LAJMI I FUNDIT:

Hamza priti në takim drejtorin menaxhues për ekonomi, politikë dhe qeverisje në BERZH

Hamza priti në takim drejtorin menaxhues për ekonomi, politikë dhe qeverisje në BERZH

Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza ka pritur sot në takim drejtorin menaxhues për ekonomi, politikë dhe qeverisje në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Mattia Romani.

Në njoftimin e bërë për media nga Ministria e Financave thuhet se, në takim është diskutuar për bashkëpunimin që kanë institucionet e Kosovës me BERZH-in, qoftë në implementimin e projekteve të infrastrukturës dhe asistencës teknike të sektorit publik, gjithashtu edhe atyre në sektorin privat.


“Në këtë takim u bë e ditur se portfolio e investimeve me BERZH-in kap vlerën 307 milionë euro, pjesa dërmuese e kësaj vlere investohet në infrastrukturën publike, nga të cilat disbursime janë diku 193 milionë euro në sektorin publik dhe atë privat”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast, ministri Hamza vlerësoi lartë që tashmë BERZH-i ka kaluar financimin e projekteve për Kosovën nga projektet e infrastrukturës së transportit në sektorin e ambientit, ujitjes dhe energjisë, si sektorë të nevojshëm për investime.

Në anën tjetër drejtori menaxhues për ekonomi, politikë dhe qeverisje në BERZH, Mattia Romani, shprehu gatishmërinë e institucionit të tij për vazhdim të bashkëpunimit dhe të ndihmës ndaj Kosovës edhe më tutje, qoftë përmes asistencës teknike, apo përmes financimit të projekteve me rëndësi për qytetarët dhe institucionet e Kosovës.

Të dyja palët vlerësuan se vetëm me ndërtim të partneriteteve si ky mes Ministrisë së Financave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Kosova mund të implementojë reforma strukturore për zhvillim të qëndrueshëm./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori