Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka takuar drejtuesit e asocacioneve të bizneseve ku i ka siguruar se bizneset nuk do të ngarkohen me taksa fiskale për mbushjen e buxhetit të shtetit.
Në këtë takim u diskutua për mundësitë e përmirësimit të ambientit të të bërit biznes në Kosovë.
Ministri Hamza tha se qëllimi i takimit është vendosja e një bashkëbisedimi për shtyrjen e proceseve përpara. Ai tha se bazat e sistemit tatimor kanë filluar në vitin 2008 dhe se në të ardhmen do të paraqiten nevojat që MF të reflektojë në politikat fiskale, me qëllim të përmirësimit të ambientit për biznes.
“Edhe në planin tonë të punës së Qeverisë te Ministria e Financave, fokusi kryesor I është dhënë mbështetjes dhe përkrahjes së sektorit privat. Sepse jemi të sigurt se sektori privat do të jetë bartësi kryesor I rritjes ekonomike dhe i krijimit të vendeve të punës të qëndrueshme. Gjatë këtij mandati në programin tonë Qeverisës nuk kemi paraparë që të ngritim normat tatimore, nuk kemi paraparë që të vendosim tatime dhe ngarkesa të reja për biznesin. Fokusi ynë është që ne si MF të mbesim të përkushtuar në hartimin e politikave tatimore që kanë për qëllim mbështetjen e prodhimit vendor”, tha ministri Hamza.
Ai tha se çdo investitorë i huaj është i mirëpritur dhe i nevojshëm në Kosovë, mirëpo sipas tij, mbi të gjitha Qeveria do të jetë e kujdesshme për ndërmarrjet vendore të cilat janë prezente në Kosovë.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane (OEAK), Arian Zeka ngriti një shqetësim për rritjen e pagave në sektorin publik e paralajmëruar nga ministri Hamza. Kjo rritje, sipas tij, do të shtojë edhe më tepër hendekun financiar për sektorin privat. Ai tha se rritja pagave duhet të ndodhë në bazë të rritjes ekonomike.
“Duke iu referuar deklaratës tuaj (ministër Hamza) ditëve të fundit për rritjen e mundshme të pagave në sektorin publik, ne besojmë se një vendim i tillë do të rriste edhe më tej hendekun e pagesave të punonjësve në sektorin privat dhe do ta bënte sektorin publik edhe më the atraktiv për fuqinë punëtore në Kosovë. Do ta lente sektorin privat me mungesë të punonjësve. Andaj, ne besojmë se një vendim i tillë duhet menduar mirë dhe duhet të jetë në përputhje me normën e zhvillimit ekonomik të vendit “, tha Zeka.
Duke iu referuar shqetësimit të drejtorit të Odës Ekonomike Amerikane për rritjen e pagave, ministri Hamza tha se rritja e pagave do të ndodhë në përputhje me mundësitë buxhetore dhe rritjen ekonomike.
“Ne duhet me punuar që edhe sektori privat ta vendosim në një nivel ku do të afaron me rezultat financiar pozitiv, ndërmarrjet të jenë rentabile duke ngritur produktiviteti i punës dhe do të rriten pagat edhe në sektorin privat. Sepse edhe ata që punojnë në sektorin privat kanë nevojë me mbajtur familjet e tyre. Andaj, ne i dimë sa janë pagat, sepse më shumë kam punuar në sektorin privat se sa në sektorin publik. Kështu që pagat në sektorin privat si rezultat i rritjes së produktivitetit, përmirësimit të ambientit për punë, lehtësimeve maksimale të mundshme dhe kështu unë jam I bindur se do të krijohen mundësit për me pasur rritje të pagave edhe në sektorin privat. Ndërsa, sa i përket sektorit publik, pavarësisht se ne kemi deklaruar se do të ketë rritje të pagave, do të ketë rritje të pagave në përputhje me mundësitë reale buxhetore dhe në përputhje me rritjen ekonomike”, tha ministri Hamza.
Drejtori ekzekutiv i Odës së Afarizmit të Kosovës Ismet Mulaj tha se pakoja fiskale ende nuk është e plotë dhe duhet Qeveria e re të punojë në këtë drejtim për të krijuar një barazi në treg.
“Si shqetësim kryesor është të bëhet një hap tutje me pakon e dytë fiskale, nuk është e plotë, ka ende kërkesa që janë me interes që mund të përmirësohet ajo pako dhe në një farë mënyre do t’i zgjidhte problemin e madh me atë që po quhet barazi në tregun vendor”, tha Mulaj.
Ndërsa, Nora Hasani nga Oda Ekonomike Gjermane tha se është me rëndësi të fillojë implementimi i Pakos fiskale 2, e cila nuk duhet të shihet diçka si politike.
Nga Klubi i Prodhuesve Astrit Shabani kërkoi nga ministri Hamza, se çka mund të presin prodhuesit kosovarë nga puna e Ministrisë për Financa.
Arben Fetahu nga Oda Ekonomike Turke, tha se klima politike në muajt e fundit ka pasur ndikime negative në Kosovë për ekonomi dhe sipas tij, këto gjithsesi se duhet angazhim për tejkalim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Viva Fresh, gjiganti i Kosovës që po riformëson ekonominë vendore!

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës