Situata e sigurisë në Kosovë po përkeqësohet dukshëm dhe NATO po e shton praninë e saj në pranverë, edhe me ndihmën e Bundeswehr-it – forcat e armatosura të Gjermanisë.
Gjeneral brigade Bundeswehr-it Ralf Hammerstein, ka thënë për Die Welt se si nacionalistët po mobilizohen në Serbi – dhe pse situata e paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor po plotëson dëshirat e Rusisë së drejtuar nga Vladimir Putin.
“Kanë kaluar gati 25 vjet që kur NATO ndërhyri në ish-Jugosllavi në vitin 1999 dhe detyroi trupat serbe të tërhiqeshin nga Kosova. Më pas, Aleanca instaloi misionin KFOR për të stabilizuar situatën – dhe vazhdon ta bëjë këtë edhe sot e kësaj dite. Edhe më shumë ushtarë do të nevojiten përsëri në të ardhmen”, shpjegon gjeneral brigade Ralf Hammerstein, i cili ka këshilluar ushtarakisht Qeverinë e Kosovës si drejtor i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s që nga prilli 2023.
Hammerstein tha se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk po përparon siç duhet, teksa shton se asnjë kufi në Ballkanin Perëndimor nuk do të mund të ekzistojë me mirëbesim.
“Janë të gjitha shtete të reja këtu në Ballkanin Perëndimor dhe pothuajse të gjitha qeveritë po ndjekin një drejtim nacionalist. Nëse shikoni prapa në historinë e konfliktit jugosllav, do të shihni se ka autorë dhe viktima nga të gjitha anët. Ka kufij etnikë që janë vendosur. Ky etno-nacionalizëm, megjithatë, është e kundërta e pajtimit. Për sa kohë që shpallen ide të tilla si Serbia e Madhe apo Shqipëria e Madhe – dhe këto nuk janë narrativa të asnjë ekstremisti – asnjë kufi nuk do të mund të ekzistojë me mirëbesim”, ka thënë gjenerali gjerman, transmeton KP.
Sipas tij, Prishtina dhe Beogradi po ndjekin një politikë të sovranitetit dhe reciprocitetit maksimal, e cila çon në konflikte të tilla sikurse mosmarrëveshja e targave në nëntor të vitit të kaluar.
“Beogradi ndaloi hyrjen e targave kosovare dhe qeveria e re në Prishtinë ka reaguar në përputhje me rrethanat për të mbështetur sovranitetin e saj. Kjo pikë grindjeje në dukje teknokratike çoi në tërheqjen e zyrtarëve serbë të Kosovës nga të gjitha institucionet dhe në zgjedhje të reja në veri të Kosovës, të cilat u bojkotuan nga popullata serbe e Kosovës. E gjithë kjo çoi në trazira të dhunshme në maj të këtij viti – dhe më në fund në një përleshje ndërmjet ushtarëve të KFOR-it dhe demonstruesve serbë, në të cilën u plagosën më shumë se 90 ushtarë të KFOR-it, disa prej tyre në gjendje të rëndë”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OBRM-PDUKM: Kryetari i LSM-së po vepron në përputhje të plotë me deklaratat partiake të LSDM-së

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Faturat e energjisë elektrike në RMV, kërkohet që çdo muaj të lexohen njehsorët

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës