Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Muhamet Hamiti ka komentuar takimin e ditës së djeshme në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit.
Hamiti ka thënë se paraqitjet e djeshme para mediave të Kurtit e Vuçiq ishin për konsum të brendshëm politik.
“Takimi nuk shënoi rinisje të njëmendet të dialogut, as u kornizua vazhdimi i tij. Asnjë hap përpara nuk u bë dje”, shkroi Hamiti.
Ai thotë se është e qartë që Serbia nuk është e interesuar për dialog pasi e di që në fund ai pashmangshëm dërgon në njohjen e Kosovës, por sipas tij ky nuk është interes i Kosovës.
“Serbia e Vuçiqit është e interesuar për vazhdimin e status kuosë, për ngecje e jo për përparim. Gjendja e tillë nuk është në interesin e Kosovës që, mbas njohjes nga Serbia dhe nga pesë vendet e BE-së që nuk na kanë njohur ende, duhet të niset rrugës së integrimeve euro-atlantike”, tha tutje zyrtari i LDK-së, përcjell Telegrafi.
Hamiti thotë se “zhurma e Kurtit” nuk e dërgon Kosovën përpara.
“Kryeministri duhet të bëjë ç’është e mundur për t’i dhënë fund gjendjes së status kuosë në raportet e vendit tonë me Serbinë. Me asgjë të mos bëhet mbulesë për strategjinë e Serbisë për ta zvarritur këtë proces, për të fituar kohë, me synimin e Vuçiqit e të regjimit të tij që në këtë ndërkohë të fitojë hapësirë për aranzhmane diabolike që do të defunksionalizonin shtetin e pavarur e sovran të Kosovës”.
Hamiti shkruan më tej se Kosova nuk guxon të bjer në kurthin e Vuçiqit pasi sipas tij Serbia e do pezullimin e dialogut.
“Në këtë kurth të Vuçiqit s’bën të bjerë Qeveria e Kosovës. Prandaj, Kryeministri Kurti duhet ta lërë retorikën e opozitarit e të bëjë punën e kryeqeveritarit të Republikës sonë, si në punët e brendshme, ashtu edhe në marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me vendet e tjera”, përfundon shkrimi i Hamitit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
LSDM: Kërkojmë përgjegjësi për foshnjat e vdekura në Klinikën për Fëmijët
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025