LAJMI I FUNDIT:

Hamiti: Çështjet kombëtare nuk duhet të jenë pjesë e prijësve fetarë

Hamiti: Çështjet kombëtare nuk duhet të jenë pjesë e prijësve fetarë

Profesori i Fakultetit të Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, ka thënë se edukata fetare, e cila rregullohet përmes një komisioni, përmes një grupi të ekspertëve, nuk do të ishte negative për vendin tonë.

“Edukata fetare është një pasuri dhe një kulturë”, ka thënë ai në emisionin Info Magazine.

Hamiti foli edhe për hoxhallarët, disa prej të cilëve po nxisin urrejtje në shoqërinë tonë.


“Zakonisht këta kanë ra pre e këtyre devijime që janë përdorur në emër të feve. Në Kosovë, Shqipëri dhe Ballkan, ka qenë një dendësi e madhe e organizatave joqeveritare, të cilat në një mënyrë euforike, duke mos bërë dallime mes kulturës dhe festë, që t’i praktikojnë edhe tek ne”, ka thënë ai. “Rrjetet sociale ua kanë mundësuar atyre që të plasojnë mendimet e tyre të pakontrolluara, të paredaktuara, njerëz që s’kanë kurrfarë njohurie”.

Hamiti ndër të tjerash tha se çështje madhore kombëtare, nuk duhet të jenë pjesë e prijësve fetarë të sotëm të cilët përmes deklaratave shkaktojnë huti.

“Le t’ia lëmë historianëve ose pedagogëve që ata të sjellin një vendim kush ka qenë kombëtar e kush jo”, thotë ai. “Është çështje e akademisë, nuk është çështje e jona, se s’jemi ekspert të kësaj fushe”. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori