JD Vance tregon me krenari kostumin e veshur për Halloween, duke marrë pjesë në atmosferën festive të mbrëmjes.

Zëvendëspresidenti amerikan shfaqet i buzëqeshur dhe i gatshëm për pak argëtim, ndërsa u kujton fëmijëve një mesazh të thjeshtë, por me shumë rëndësi.


“Mos harroni të thoni faleminderit kur shkoni derë më derë për karamele”, deklaroi ai.

Kështu, përveç veshjeve dhe argëtimit, ai nënvizon edhe rëndësinë e mirësjelljes dhe mirënjohjes - një kujtesë që edhe në ditë festash, respekti dhe edukata janë pjesë e çdo tradite të bukur.

Ndryshe, Halloween është një festë tradicionale që kremtohet më 31 tetor, natën para Ditës së të Shenjtorëve (1 nëntor).

Ajo ka origjinë nga festa keltike e quajtur Samhain, e cila shënonte fundin e stinës së korrjeve dhe fillimin e dimrit.

Keltët besonin se natën e Samhain-it, kufiri midis botës së të gjallëve dhe të vdekurve bëhej i hollë, dhe shpirtat mund të ktheheshin në Tokë. /Telegrafi/