Megjithatë, Berry insiston të ketë raporte me babanë e saj tash, pasi që ai ka vdekur. Ajo ka thënë, “Imagjinoj se mund të kesh raport me njerëzit edhe kur ata nuk janë më, dhe raporti im me babanë, po ecën më mirë tash kur ai nuk është më këtu”.

“Kam bërë një seri meditimesh që kur ai vdiq. Kur shkoj në belveder, e imagjinoj në kokën time, dhe ai qëndron i ulur atje dhe më thotë mua - të gjitha gjërat të cilat do të duhej të mi kishte thënë në jetën e tij”.

Ndërkohë, foshnja ende e ardhshme e aktores shtatzënë është bërë student zyrtar i Universitetit të New Yorkut, 18 vjet para se të arrijë në atë moshë. Kjo pasi që aktorja kishte qenë e para shtatzënë që ka vizituar shkollën dhe dekani i këtij universiteti, James Lipton, i ka ofruar këtë dhe i ka propozuar Berryt që të emërtojë fëmijën James (nëse lind djalë) ose Jamie (nëse lind vajzë).