Halle Bailey shkëlqen në 26-vjetor, feston në jaht me bikini jeshile

Aktorja dhe këngëtarja amerikane, Halle Bailey, ka festuar ditëlindjen e saj të 26-të në një mënyrë relaksuese dhe plot stil, duke ndarë me ndjekësit disa fotografi nga pushimet në një jaht.
Ylli i “The Little Mermaid” u shfaq me bikini jeshile, ndërsa shijonte diellin në shoqërinë e njerëzve të saj të dashur.
Krahas fotove, ajo shkroi: “Është ditëlindja ime. Sot jam 26 vjeçe. Jam në një varkë me të dashurit e mi. Dielli po shkëlqen. Zoti është kaq i mirë”.

Postimi u prit me shumë reagime pozitive dhe urime nga fansat, shkruan DailyMail.
Këngëtarja dhe aktorja, e cila është nënë e një djali, vijon të jetë aktive në karrierë, me projekte të reja në aktrim dhe muzikë.
Me këtë festim të thjeshtë, por të lumtur, Halle tregoi edhe një herë energjinë dhe pozitivitetin që e karakterizon. /Telegrafi/


































































