LAJMI I FUNDIT:

Halitjaha përfundon dëshminë – çfarë deklaroi në Speciale

Halitjaha përfundon dëshminë – çfarë deklaroi në Speciale

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar dëshmia e dëshmitarit të 36-të të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sadik Halitjaha është dëgjuar edhe nga trupi gjykues, derisa është marrë në pyetje nga trupi gjykues dhe mbrojtja.

Ish-oficeri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pas përfundimit të dëshmisë së tij uroi lirinë e ish-krerëve që po mbahen në Hagë.


“Uroj që kam dhënë një kontribut sado pak modest. Besoj që kanë qenë korrekte dëshmitë e mia dhe i uroj sukses këtij procesi. Liri çlirimtarëve”, përfundoi ai.

Dëshmitari gjatë pyetjes së mbrojtjes Gregory Kehoe tha se gjatë luftës është takuar vetëm dy herë me Hashim Thaçin.

Kehoe: Dëshmitar, pra ju asnjëherë nuk e keni parë Hashim Thaçin në Shtabin e Përgjithshëm, apo jo?

Halitjaha: Budakovë edhe njëherë rastësisht e kam taku, nuk më kujtohet data në oborr të Shtabit tek çezma, tek kroni. Më larg, nga distanca, më larg se me juve. Dy herë e kam parë krejt gjatë luftës”, tha dëshmitari.

Kehoe pyeti edhe për Blerim Kuçin, për të cilin Halitjaha tha se ka ikur rreth datës 22 apo 34 gusht 1998 nga Kosova.

Kehoe: Fakti qëndron që Blerim Kuçi e dezertoi pozitën, i gjendur përballë sulmit serb në shtator të vitit 1998, apo nuk është kështu?

Salitjaha: Data nuk mund të jetë 11 shtator, por ofensiva e madhe serbe ka qenë me 22 gusht 23, 24 dhe 25 gusht. Në këtë ofensivë ata kanë dezertuar, ata që përmendet. 11 shtatori është vonë, nuk e di ku kanë qëndruar deri më 11 shtator. Unë me sa e di në gusht, më së largu 24 gusht, ai nuk ka qenë më në Kosovë. Ai ka qenë komandant brigade, unë kam qenë komandant batalioni. Bile porosia e tij e fundit ka qenë ‘kujdes për civilët na kanë mbetur pa mbrojtje, nëse mundesh me ndërkombëtarët diku me Kryqin e Kuq. Nuk e kam dëgjuar kurrë më radiolidhjen e tij prej 24 gushtit”, u përgjigj ai.

Gjatë pasdites ka nisur dëshmia e ish-zyrtares së OSBE-së në Kosovë, Sandra Mitchell.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdiq sot në një hotel në Kavajë, Daum deklaronte: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve, se ambasador i Gjermanisë

Vdiq sot në një hotel në Kavajë, Daum deklaronte: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve, se ambasador i Gjermanisë

Lajme
Tensionet në Theth, sipërmarrësi: Nuk e lëshoj tokën pa gjak - do ndërtoj sërish

Tensionet në Theth, sipërmarrësi: Nuk e lëshoj tokën pa gjak - do ndërtoj sërish

Lajme
Durmishi për urat e reja mbi Ibër: Intensitet i paparë ndonjëherë në ndërtimin e urave në Kosovë

Durmishi për urat e reja mbi Ibër: Intensitet i paparë ndonjëherë në ndërtimin e urave në Kosovë

Lajme
Nga kush frikësoheshin ushtarët e UÇK-së gjatë stërvitjeve në Shqipëri? - Rrëfehet ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci

Nga kush frikësoheshin ushtarët e UÇK-së gjatë stërvitjeve në Shqipëri? - Rrëfehet ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci

Lajme
Debatet në Bundestag: Srebrenica nuk ishte e vetmja, kujtohen edhe masakrat serbe në Kosovë

Debatet në Bundestag: Srebrenica nuk ishte e vetmja, kujtohen edhe masakrat serbe në Kosovë

Lajme
Osmani në SHBA flet për krizën me Kuvendin: Do t’i drejtohem Kushtetueses me pyetje të veçanta

Osmani në SHBA flet për krizën me Kuvendin: Do t’i drejtohem Kushtetueses me pyetje të veçanta

Politikë
Kalo në kategori