Haliti: Nuk ka njeri që kujdeset për deputetët më shumë se unë


Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, gjatë një debati me deputetët, ka thënë se "nuk ka bir none" që është më i kujdesshëm me deputetët më shume se ai.
Këto komente Haliti i ka bërë në foltoren e Kuvendit ku ka thënë se “nuk ka bir none që i këqyr 120 deputetë dhe ia bën qefin gjithsecilit prej tyre më shumë se unë”.
Ndryshe, seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me gjysmë ore vonesë në mungesë të kuorumit.
Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/06/2018





































