LAJMI I FUNDIT:

Halili: Pendarovski gaboi

Halili: Pendarovski gaboi

Nuk është punë e presidentit Pendarovski të vlerësojë se nëse Shqipëria duhet të vlerësohet në pako me Maqedoninë e Veriut gjatë caktimit të datës për negociata me BE-në, por janë vendet anëtare ato që e japin verdiktin. Është evidente që Shqipëria ka një regres në dialogun politik, thotë ish-diplomati Muhamed Halili për gazetën “Koha”.

Pasi presidenti Stevo Pendarovski deklaroi dhe kërkoi nga Këshilli Evropës (KE), që Maqedonia e Veriut të mos vlerësohet në pako me Shqipërinë për të nisur procesin e hapjes së negociatave me BE-në, ka reaguar edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Rama këtë deklaratë të Pendarovskit e konsideron të çuditshme, ndërsa kujton kontributin kyç të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në zhvillimet demokratik të Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, kjo kërkesë e Pendarovskit, nuk duket as e drejtë dhe as praktike.


“Presidenti Stevo Pendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë dhe shqiptarëve në zhvillimet demokratike dhe rrugën evropiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht”, ka reaguar Rama. Nga ana tjetër, lidhur me këtë debat ish-diplomati Muhamed Halili, thotë se në bazë të parimeve që i ka BE-ja, çdo shtet duhet të vlerësohet sipas të arriturave vetanake dhe këtu nuk ka asgjë të keqe.

Pendarovski: A do të ishte e ndershme nëse Shqipëria në vitin 2008 nuk anëtarësohej në NATO, për shkak të kontestit të emrit?
Lexo po ashtu Pendarovski: A do të ishte e ndershme nëse Shqipëria në vitin 2008 nuk anëtarësohej në NATO, për shkak të kontestit të emrit?

“Por, mendoj se kjo është keqkuptuar, nuk është kjo ajo që duhet të bëjë presidenti Pendaroveski. Ai duhet ta sheh nëse Maqedonia e Veriut i ka plotësuar kushtet për tu bërë anëtare. Komisioni Evropian (KE) ka vlerësuar se prej vendeve të cilat janë vende aspiruese për tu anëtarësuar, një përparim të dukshëm ka bërë Maqedonia dhe Shqipëria, dhe këtu dilema nuk ka. Mirëpo hendikepi i Shqipërisë është se ato bëjnë një regres nga koha prej kur është bërë vlerësimi i Shqipërisë se ai i përmbush kërkesat. Shqipëria ka bërë një regres në lidhje me dialogun politik dhe e kanë vënë shtetin në rrezik duke u joshur pas karrigeve. Por kjo nuk është punë e Presidentit Pendarovski që ta vlerësoj. Punë e tij është që të tregojë nëse Maqedonia i plotëson kushtet ose jo”, deklaroi Halili.

Rama i përgjigjet Pendarovskit për ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria për negociatat me BE-në
Lexo po ashtu Rama i përgjigjet Pendarovskit për ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria për negociatat me BE-në

Ai kujton se një rast të tillë e ka pasur edhe me kartën e Adriatikut ku ishte Shqipëria, Maqedonia Kroacia dhe Mali i Zi për anëtarësim në NATO.

“Ne si përfaqësues të Maqedonisë, si ambasador, kërkonim që të shkojmë në pako sepse ne atëherë kishim vështirësi, pasi që pakoja jonë kushtëzohej prej Greqisë. Edhe në këtë rastin konkret, pakoja e Shqipërisë kushtëzohet prej Holandës , plus Gjermanisë dhe Francës, pak edhe prej Danimarkës. Nëse ne presim që të gjitha vendet ti heqin ato barrierat e tyre problem i madh do të ishte deri kur ne do të mund të anëtarësohemi në BE. Nuk është punë e Pendarovskit që të vlerësojë se a shkohet në pako apo jo, janë vendet anëtare që e thonë atë”, thekson Halili.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori