LAJMI I FUNDIT:

Hakohet profili në Facebook i Bashkësisë Islame të Prizrenit, postohen fotografi me përmbajtje të papërshtatshme

Hakohet profili në Facebook i Bashkësisë Islame të Prizrenit, postohen fotografi me përmbajtje të papërshtatshme

Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës ka reaguar pasi Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren i janë hakuar faqet zyrtare në rrjetin social në Facebook dhe Youtube.

Sipas një statusi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se faqet zyrtare të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren ka disa ditë që nuk mirëmbahen nga personat përgjegjës të këtij Këshilli.

Nga Këshilli i Bashkësisë Islame thonë se faqet zyrtare të këtij Këshilli janë hakuar nga persona të papërgjegjshëm.


“Të nderuar besimtarë, ju njoftojmë se faqja zyrtare e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, në Facebook dhe Youtube, ka disa ditë që nuk mirëmbahet nga personat përgjegjës të këtij Këshilli, si pasojë e vjedhjes së saj nga persona të pandërgjegjshëm”, thuhet në reagimin e tyre.

Po ashtu, sipas Këshillit të Bashkësisë Islame të gjitha publikimet e ditëve të fundit nuk përbëjnë qëndrimet zyrtare të Këshillit.

“Andaj, si rrjedhojë, publikimet e bëra gjatë këtyre ditëve, nuk përbëjnë qëndrimet zyrtare të Këshillit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori