Hakmerret Unitedi, mposht Juventusin në Torino

Manchester Unitedi është rikthyer nga disavantazhi për ta mposhtur Juventusin në Allianz Stadium në Torino me rezultat 2-1.
Bianconerët e kontrolluan lojën nga fillimi, mirëpo në fraksionin e parë nuk arritën ta gjenin rrjetën.
Juan Cuadrado dhe Sami Khedira i patën rastet më të mira në gjysmën e parë, e cila u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë, një rast për mysafirët e pati Anthony Martial, porse më pas Paulo Dybala e goditi shtyllën.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 65-të kur pas një harkimi nga Leonardo Bonucci, Cristiano Ronaldo shënoi me goditje më të parën.
https://www.dailymotion.com/video/x6wtvdt
Juve vazhdoi të luante më mirë, mirëpo i shpërdori disa raste dhe kjo gjë iu hakmor me barazimin e rezultatit.

Juan Mata ishte fantastik me një goditje nga gjuajtja e lirë (86') duke e lënë të shtangur portierin Wojciech Szczesny.
https://www.dailymotion.com/video/x6wtwb6
Për më shumë, Djajtë e Kuq e shënuan edhe golin e fitores, kur pas një tollovie në zonë, Paul Pogba me ndihmën e lojtarëve vendas e futi topin në rrjetë (90').
https://www.dailymotion.com/video/x6wtwij
Me këtë fitore, Manchester Unitedi ngritet në pozitën e shtatë pikëve dhe mbetet dy pikë prapa Juventusit që është lider në krye të Grupit H.
Bianconerët luajnë kundër Valencias në xhiron e ardhshme, ndërsa Djajtë e Kuq ndaj Young Boys. /Telegrafi/










































