LAJMI I FUNDIT:

Hakersat sulmojnë Nintendon

Hakersat sulmojnë Nintendon

Pas sulmit ndaj rrjetit të PlayStation, që detyruan mbylljen e këtij shërbimi për gati një muaj deri në riparimin total të tij, një grup hakersash anonimë kanë sulmuar kompaninë rivale Nintendo.

Lajmi është njoftuar nga zëdhënësja e Nintendo, Ken Toyoda, e cila shtoi se si pasojë e këtij sulmi kibernetik nuk është evidentuar asnjë dëm serioz. Toyoda tha se sulmi nuk ka cënuar asnjë prej faqeve që përmbajnë të dhënat e përdoruesve.

Një muaj më parë, hakesat sulmuan kompaninë Sony, duke i vjedhur të dhënat personale të të paktën 100 milion përdoruesve të saj në të gjithë botën, përfshi këtu edhe disa fjalëkalime për kartat e tyre të kreditit. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin grup hakersash. /Telegrafi/