LAJMI I FUNDIT:

Hajrulla Çeku zbulon projektin përfundimtar për stadiumin e Gjilanit: 15 milionë euro për ndërtimin e tij

Hajrulla Çeku zbulon projektin përfundimtar për stadiumin e Gjilanit: 15 milionë euro për ndërtimin e tij

Më në fund është bërë projekti përfundimtar për stadiumin e qytetit në Gjilan.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e stadiumit të qytetit i cili është nisur që nga viti 2015.

Janë zotuar për 15 milionë milionë euro shpenzime për ndërtimin e stadiumit.


Njoftimi i plotë nga Hajrulla Çeku:

Stadiumi i Gjilanit po bëhet

Planifikimi i duhur është thelbësor për suksesin e çdo projekti dhe këtë e kemi bërë me Stadiumin e Gjilanit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me secilin projekt infrastrukturor që e fillojmë. Kështu po sigurohemi se ajo çfarë ka ndodhur në qeverisjet e kaluara të mos përsëritet më.
Projekti përfundimtar i Stadiumit të Gjilanit, i cili mungonte, tash është hartuar dhe i gatshëm për zbatim ndërsa buxheti i nevojshëm për financimin e zbatimit veçse është siguruar.

Në marrëveshjen e sotme me kryetarin Alban Hyseni, zotuam 15 milionë euro për ndërtimin e stadiumit. Procedurat e nevojshme për zbatimin e projektit do të fillojnë menjëherë dhe punimet në tërësi do të nisin sa më parë.

Për shkeljet që janë gjetur në të kaluarën e këtij stadiumi, tanimë të kualifikuara si të tilla edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ndaj palëve të përfshira po përgatitet kallëzim penal.

Me vendosmëri po e realizojmë planin investiv për Lojërat Mesdhetare 2030. Po krijojmë një të ardhme më të mirë për sportin! /Telegrafi/